TË RINJTË DHE GRATË KRIJOJNE MARRËDHËNIE STRATEGJIKE PËRMES MENTORIMIT

Speeches Shim

E premte, 20 nëntor, 2020
Diskutimi virtual për mentorim
DPI Milenium për USAIDKosove

Aktivitetet e sundimit të ligjit të misionit të USAID-it në Kosovë kanë një fokusim të fuqishëm në mentorim dhe zhvillim professional, me qëllim që t'i frymëzojnë pjesëmarrësit të kërkojnë role më aktive udhëheqëse në fushat e tyre përkatëse. Programet u ofrojnë grupeve të nënpërfaqësuara, si grave dhe të rinjve, mundësi për të fituar shkathtësi praktike dhe krijuar marrëdhënie strategjike. Zëvendës Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi, i’u bashkëngjit dy prej këtyre sesioneve për të ndarë pikëpamjet dhe përvojat e saj me praktikantët e rinj dhe gjyqtaret. Gjatë takimeve, znj. Salahi foli mbi rrugëtimin e saj frymëzues, reflektimet dhe mësimet e nxjerra nga karriera e saj e gjatë dhe e frytshme në fushën e drejtësise, zhvillimit ndërkombëtar dhe menaxhimit.

Sesioni me praktikantë përfshiu pjesëmarrës në kuadër të të gjitha aktiviteteve të sundimit të ligjit të USAID-it, përfshirë Drejtësinë Komerciale, Drejtësia ka Rëndësi dhe Forcimin e Sistemit të Drejtësisë. Shumë prej praktikantëve janë juristë të diplomuar, megjithëse ka edhe fusha tjera studimore përfshire administratën publike dhe menaxhimin e biznesit. Komponenta e mentorimit te secili program i praktikës profesionale u ndihmon studentëve të krijojnë rrjete mbështetëse dhe të fitojnë njohuri si nga kolegët ashtu edhe personat me përvojë në fushat përkatëse. Znj. Salahi u ofroi këshilla dhe inkurajim praktikantëve, duke thënë: “Askush nuk ka nevojë të na japë leje për të qenë të suksesshëm. Ne duhet të jemi të përgatitur atëherë kur paraqiten mundësitë dhe t'i shfrytëzojmë ato."

Përveç takimit me praktikantët, znj. Salahi i'u bashkëngjit programit të Forcimit të Sistemit të Drejtësisë (PFSD) të USAID-it, ku morri pjesë në një diskutim me gjyqtarë femra, si ato me përvojë ashtu edhe ato që sapo kanë filluar punën në këtë profesion. Programi i mentorimit i PFSD-së ishte një projekt pilot i dizajnuar për të ngritur nivelin e performancës, profesionalizmit dhe aftësive udhëheqëse të gjyqtareve. Ky program ka ndihmuar në krijimin e një rrjeti të fortë ndërmjet gjyqtarëve dhe formalizimin e marrëdhënieve të mentorimit në mes të gjyqtarëve me përvojë dhe atyre që janë më të rinj në këtë profesion. Këto marrëdhënie të mentorimit mbulojnë tema të ndryshme, nga menaxhimi i seancave gjyqësore, shqyrtimi i provave, e deri tek hartimi i vendimeve gjyqësore.

Znj. Salahi ndau përvojat e saj personale me gjyqtaret, ndërsa grupi krahasoi përvojat në Kosovë dhe në Shtetet e Bashkuara, për të pasqyruar faktin se gratë kudo përballen me pengesa dhe çështje të ngjashme. Gjyqtarët pjesëmarrës theksuan përkushtimin e tyre për të vazhduar me mbështetjen e grave tjera gjyqtare përtej kohëzgjatjes së projektit të USAID-it. Përpjekjet e USAID-it për të siguruar zhvillim profesional dhe mundësi të mentorimit në sektorin e sundimit të ligjit u kanë ndihmuar zërave të rinj të fuqizohen për të marrë përsipër role udhëheqëse dhe për të investuar në të ardhmen zhvillimore të Kosovës.

Last updated: February 19, 2021

Share This Page