BIZNESET NË PRONËSI TË GRAVE: SFIDAT DHE MUNDËSITË

E premte, qershor 19, 2020
Gratë në biznes diskutojnë rreth problemeve dhe sfidave aktuale
Checchi and Company Consulting Inc. për USAID - Kosovë

Gratë të cilat kanë biznese në pronësi të tyre u mblodhën në mënyrë virtuale për të diskutuar sfidat dhe mundësitë gjatë kohës së pandemisë së COVID-19. Të punuarit nga shtëpia, duke menaxhuar ndërkohë edhe ekonomitë familjare, duke përfshirë edhe disa nëna dhe bashkëshorte, ka qenë veçanërisht e vështirë për gratë në biznes. Përveç tri pjesëmarrëseve në panel dhe moderatores grua, edhe më shumë se 30 shikues në internet iu bashkuan tryezës virtuale të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane dhe Programi Drejtësia Komerciale i USAID-it.

Edhe pas lehtësimit të masave në Kosovë dhe rifillimit të veprimtarive nga bizneset e caktuara, sipas pjesëmarrësve në panel, shumica e pronareve të bizneseve nuk kanë qenë në gjendje të rifillojnë aktivitetet, pasi shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor kanë mbetur të mbyllura. Për shkak të këtij ndikimi disproporcional, gratë pëfaqësuese gjatë tryezës së diskutimit sugjeruan se qeveria duhet të konsiderojë që t’i japë përparësi subvencionimit të bizneseve në pronësi të grave, të mikro-bizneseve dhe bizneseve shtëpiake. 

Përveç diskutimit të sfidave, pjesëmarrëset në panel theksuan edhe shumë mundësi që janë shfaqur për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik. Ato diskutuan rreth hapjes së tregtisë elektronike (e-tregtisë) dhe mundësinë për të vazhduar shitjen e produkteve në internet edhe pas lehtësimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19. Gjatë punës nga shtëpia, gratë kanë filluar të blejnë produktet dhe shërbimet e njëra-tjetrës në internet. Pjesëmarrëset në panel theksuan që pandemia madje i ka shtyrë ato që të fillojnë të shqyrtojnë mundësitë për të bashkëpunuar, në vend se të konkurrojnë ndërmjet bizneseve. Duke shikuar drejt të ardhmes, gratë pronare të bizneseve kanë filluar të rivlerësojnë se si të bëjnë biznes në Kosovë, pasi që ato janë duke shqyrtuar mundësinë për të vazhduar të punojnë nga shtëpia, duke zvogëluar kështu kostot e transportit dhe të hapësirave për zyra.

Tryezat virtuale të diskutimit me biznese janë organizuar në vend të tryezave fizike të diskutimit gjatë situatës emergjente të shëndetit publik. Programi i tryezave virtuale përfshin gjashtë tema, që variojnë nga qasja e gjyqësorit ndaj mosmarrëveshjeve biznesore deri tek zbatimi i vendimeve dhe forca madhore gjatë pandemisë së COVID-19. Deri më tani, katër nga gjashtë tryezat për diskutim kanë përfunduar me sukses, me mbi 150 shikues, ndërsa dy tryezat virtuale të diskutimit janë planifikuar të organizohen në fund të muajit maj dhe në fillim të muajit qershor. Tryezat për diskutim janë të hapura për publikun dhe mund të shikohen në internet në linkun Gjirafa.com.  

 

Last updated: July 27, 2020

Share This Page