Shtetet E Bashkuara Dhurojnë 50 Ventilator Kosovës

Speeches Shim

E premte, 11 shtator, 2020
Cermonia e pranim dorëzimit të ventilatorve - Ambasadori Kosnett (djathtas), Ministri i Shëndetësis Armend Zemaj, Drejtorja e Misionit të USAID Lisa Magno, and Director of the University Clinical Center of Kosovo Valbon Krasniqi
Ardian Kurtolli, USAID

Si pjesë e angazhimit global për të ndihmuar vendet më të prekura nga COVID 19, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Kosovës 50 respiratorë të ri dhe nga më bashkëkohorët për të ndihmuar në luftën e saj kundër COVID-19. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Filip S. Kosnet së bashku me drejtoren e Misionit të USAID-it Lisa Magno dorëzuan këto pajisje mjekësore të domosdoshme për shpëtimin e jetëve me 25 Gusht, Ministrit të Shëndetësis.

Ky donacion vie në një periudhë të rëndësishme për Kosovën. Gjatë verës Kosova ka kryesuar listat Evropiane sa i përket numrit më të madh të të infektuarve për kokë banori, dhe listat botërore për numrin e të vdekurve për kokë banori si pasojë e COVID 19. Prodhimi dhe  profilizimi konform kushteve të sistemi mjekesor per Kosove i ventilatorve amerikan - Vyaire për Kosovë është rezultat i zemërgjërsis Amerikane i ndërlidhur me inovacion të sektorit privat.  

Stafi mjekësor kosovar gjithashtu është trejnuar në përdorimin e ventilatorve Vyaire, trejnim i realizuar onllajn nga Univeristeti i Kalifornisë, në San Francisko.

Ky donacion ndërton mbi bazën e ndihmës paraprake në vlerë prej 1.6 milion dollarë amerikan që  Sh.B.A.-të përmes USAID-i kanë obliguar për Kosovën, me qëllim të mbështetjes së masave që ajo po merr kundër pandemisë si dhe ofrimit të ndihmës operacionale dhe rritjes se aftësisë reaguese të saj për të ndaluar përhapjen e mëtejme dhe zbutur pasojat e COVID-19.

Kjo asistencë përfshinë edhe mijëra paketa higjienike për qendrat mjekësore dhe familjet nevojtare në mbarë 38 komunat e Kosovës; vendosjen e termoskanereve në 8 pikat e hyrjes në vend, përfshirë edhe aeroportin e Prishtinës, si dhe makinat RT-PCR dhe pajisjet laboratorike për të ngritur kapacitetet testuese.  

Last updated: November 25, 2020

Share This Page