Prokuroria heton rastet e keqpërdorimeve të paraqitura nga shoqëria civile

Speeches Shim

E enjte, 22 korrik, 2021
Agin Hysaj, nga Demokracia Plus punon afër me USAID
DAI për USAIDKosovo

Rishtazi, Agon Hysaj, një hulumtues pranë Demokracisë Plus, auditoi një aktivitet të prokurimit, ku njëri nga operatorët ekonomik ofertues dorëzoi dokumente të falsifikuara. Megjithëse Organi Shqyrtues i Prokurimit, një organ i pavarur administrativ që merret me pretendime dhe ankesa rreth procedurave të prokurimit publik, vendosi të fusë biznesin në fjalë në listë të zezë, mekanizmat tjerë ligjzbatues nuk e sanksionuan këtë akt, duke shkelur ligjin. Është gjë mjaft e rëndomtë në Kosovë që gazetarët hulumtues dhe shoqëria civile të paraqesin raste të keqpërdorimit të procedurave të prokurimit, mirëpo rastet nuk hetohen më tej nga policia ose prokurorët. E gjithë kjo ka ndryshuar përmes mekanizmave për përcjelljen dhe ekspozimin e korrupsionit të futura në përdorim nga aktiviteti Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM) i USAID-it.

Ky aktivitet i USAID-it lançoi mundësi për ndërtim të kapaciteteve të shoqërisë civile dhe mediave si dhe për monitorim nga ana e tyre me qëllim të zhvillimit të hetimeve më të thelluara, publikimit të storieve, raportimit të rasteve të korrupsionit dhe ndërgjegjësimit të publikut lidhur me gjetjet. Agoni ndërmorri nismen dhe pranoi udhëzime, që u pasuan nga trajnime individuale praktike mbi atë se si t’u referohen rastet mekanizmave ligjzbatues. Këto seanca individuale të trajnimit u zhvilluan me gati 20 organizata të shoqërisë civile që veprojnë anembanë Kosovës.

Gjatë vitit 2020, organizatat e shoqërisë civile që morrën pjesë në aktivitet paraqitën mbi 10 raste pranë Zyrës së Prokurorit të Shtetit, duke propozuar hetime të mëtejme për keqpërdorimet e pretenduara. Rasti i dokumentit të falsifikuar që Agoni i’a referoi Prokurorit është aktualisht nën hetim. Duke i shprehur mirënjohje USAID-it për mbështetjen e dhënë, por edhe duke ndjerë krenari për arritjen vetanake, Agoni deklaroi, "Aktiviteti i USAID-it më mësoi se çka në të vërtetë është prokurimi. Po të mos ishin këto seanca të trajnimit, nuk do të isha në gjendje t'i arrij këto rezultate."

Hulumtuesit si Agoni dhe organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, si Demokracia Plus, sigurojnë shpenzimin efektiv dhe efiçent të fondeve publike. 

Last updated: September 13, 2021

Share This Page