KUVENDI I KOSOVËS KA FUNKSIONALIZUAR NJËSINË PËR ANALIZA BUXHETORE DHE FINANCIARE

Speeches Shim

E premte, 11 shtator, 2020
Pamje nga Kuvendi gjatë Ditëve të Hapura të cilat organizohen për Ditëtet e Demokracisë
NDI Kosovo për USAIDin

Duke u mbështetur në asistencën teknike afatgjatë të financuar nga USAID, Drejtoria për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkivë e Kuvendit të Kosovës (DHBA) ka krijuar dhe trajnuar me sukses Njësinë për Analiza Buxhetore dhe Financiare. Si veprim i parë i pavarur, Njësia për Analiza Buxhetore dhe Financiare e DHBA-së ka përgatitur dhe shpërndarë në mënyrë të pavarur tek të gjithë deputetët e Kuvendit një analizë të rishikimit të buxhetit të shtetit për vitin 2020. Analiza përfshinë rishikime të kostove kapitale, analiza krahasuese buxhetore dhe një vlerësim të borxhit publik.  

DHBA është një organ i brendshëm në kuadër të shërbimit profesional të Kuvendit që ofron hulumtime dhe informata specifike, jopartiake për deputetët dhe komisionet parlamentare. Para krijimit të Njësisë për Analiza Buxhetore dhe Financiare, DHBA ishte e kufizuar për të ofruar analiza buxhetore dhe financiare të nevojshme për deputetët dhe komisionet e Kuvendi. Në mungesë të kapaciteteve Kuvendi ka qenë i hendikepuar gjatë shqyrtimit të buxhetit të shtetit, për të shqyrtuar raportet e shpenzimeve të qeverisë dhe për të vlerësuar me saktësi implikimet financiare (kostove) për projektligjet e propozuara.

Partneri i USAID, Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), qysh vite më pare, kishte udhëzuar Kuvendin e Kosovës që për nevoja të tilla, të rekrutoj ndihmë nga jashtë në bazë ad hoc për prodhimin e analizave dhe ofrimin e dokumenteve përmbledhëse për deputetët para çdo aktiviteti të Kuvendit gjatë procesit të shqyrtimit të buxhetit. Duke parë përfitimet nga përgatitja e këtyre analizave  dhe nevojën që ajo të jetë e qëndrueshme, DHBA punësoi dy analistë të buxhetit të dedikuar për Njësinë për Analiza Buxhetore dhe Financiare. Me mbështetje të NDI, DHBA hartoi një program trajnimi dhe mentorimi, i cili i dha stafit të njësisë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të hartuar analiza buxhetore dhe financiare të pavarura për nevojat e deputetëve dhe komisioneve parlamentare..

Me këtë resurs të ri të brendshëm, deputetët dhe komisionet do të mbështeten me informata të bazuara në analizë gjatë shqyrtimit dhe mbikëqyrjes së buxhetit dhe legjislacionit. Si rezultat, Kuvendi do të jetë në gjendje të prodhojë ligje cilësore dhe të vetë-qendrueshme, kështu përfundimisht do të përmirësohet efikasiteti dhe qëndrueshmëria e institucionit bartës të demokracisë në Kosovë.

Last updated: November 25, 2020

Share This Page