GRATË E KOSOVËS TË PERGADITURA PËR TË BËRË NDIKIM NË SEKTORIN E ENERGJIS

Speeches Shim

E premte, 11 shtator, 2020
Foto e brendit të AWESK-ut
USAID

Sektori i energjisë në Kosovë tradicionalisht është dominuar nga burrat. Deri në vitin 2017, gratë kishin vetëm 10 përqind të vendeve të punës në sektorin e energjisë, dhe shumica ishin në pozicione administrative. Sidoqoftë, në vitin 2017 me financimin e USAID, një grup i grave që punojnë në sektorin e energjisë themeluan Shoqatën e Grave në Sektorin e Energjisë në Kosovë (AWESK) për të ndihmuar gratë në tejkalimin e sfidave të paraqitura nga sektori i energjisë. Shoqata punon për të siguruar që strategjitë dhe politikat energjetike të Kosovës janë të ndjeshme ndaj qështjeve gjinore, ndërsa gjithashtu nxit dhe promovon kontributet e grave në energji. Që nga formimi i saj, AWESK është rritur shpejt dhe aktualisht mburret me 140 anëtarë në të gjithë Kosovën.

Ashtu si shumë OJQ të reja në Kosovë, AWESK u përball me sfida në zhvillimin si një organizatë gjatë tre viteve të fundit. Për të adresuar këto vështirësi, USAID financoi një program trajnimi për AWESK që përbëhej nga 13 punëtori për ndërtimin e shkathtësive. Programi u përqendrua në tre komponente kryesore: zhvillimi i kapacitetit organizativ, strategjia e komunikimit dhe zhvillimi i produktit, dhe mundësitë e bashkpunimit me shoqata të tjera qe kanë lidhje me gratë në sektorin e energjis.

Gjatë ceremonisë me rastin e përfundimit të programit të trajnimit, Drejtoresha e Misionit të USAID-it, Lisa Magno, theksoi potencialin e organizatës, "Shoqata juaj mund të jetë një mjet i fuqishëm për avokim për më shumë gra në sektorin e energjisë. Kjo mund të frymëzojë më shumë gra të bashkohen dhe të kërkojnë barazi në vendin e punës. " Me këto shkathtësi të reja, teknike (në lidhje me sektorin e energjis) dhe ato për udhëheqje, të fituara gjatë trajnimit, 52 pjesëmarrëset (dhe pjesëmarrësit) tani janë të përgaditur/a të rrisin angazhimin e tyre (që të mbeshtesin) më shumë gra dhe vajza në sektorin e energjisë në Kosovë.

Aktiviteti i USAID-it për Sigurinë e Furnizimit të Energjisë në Kosovë zbatoi programin e trajnimit për ndërtimin e kapaciteteve për AWESK nga shkurti deri në qershor 2020.

Last updated: November 25, 2020

Share This Page