Akterët në fushën e energjetikës mësojnë praktikat më të mira për integrimin e tregut të energjisë elektrike 

Speeches Shim

E enjte, 22 korrik, 2021
Punëtoria për zhvillimin dhe integrimin e tregut të energjisë.
USAIDKosovo

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike i Kosovës (KOSTT) organizoi, në bashkëpunim me USAID-in, një sesion treditor mbi zhvillimin dhe integrimin e tregut të energjisë. Në këtë sesion morrën pjesë përfaqësues nga KOSTT-i, Ministria e Ekonomisë, Korporata Energjetike e Kosovës dhe Kompania e Furnizimit me Energji Elektrike e Kosovës. Forumi u ofroi pjesmarrësve njohuri nga dora e parë mbi atë se si funksionon tregu i liberalizuar i energjisë në Europën Qëndrore dhe rajonin Nordik, me mësime që mund të nxirren për Kosovën.

Ndër temat kryesore të diskutimit ishte eksplorimi i mënyrave se si KOSTT-i mund t’i përmbushë kërkesat që dalin nga Marrëveshja e Lidhjes me Rrjetin Europian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energjinë Elektrike (ENTSO-E) dhe t’i zbatojë standardet më të mira të BE-së për tregun e energjisë elektrike. Anders Houmoller, një ekspert i tregut të energjisë me mbi 25 vjet përvojë, ndau me pjesmarrësit tjerë mësimet e nxjerra nga krijimi i bursës daneze të energjisë.

Shumë pjesmarrës u shprehën mirnjohës për mundësinë që të shkëmbejnë përvoja dhe njihen me praktikat më të mira europiane për zhvillimin dhe integrimin e tregut të energjisë elektrike. Përmes Menaxhuesit të tij për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunikim, drejtori ekzekutiv i KOSTT-it përcolli mesazhin se sesionet ishin një vlerë e shtuar për KOSTT-in në kohën kur po ndërmerr aktivitete për të përmbushur detyrimet e tij ndaj ENTSO-E.

Kjo ishte njëra nga një sërë ngjarjesh në kuadër të partneritetit në mes të USAID-it dhe KOSTT-it. Aktiviteti i USAID-it i Qëndrueshmërisë Energjietike në Kosovë do të bashkëpunojë me KOSTT-in në forcimin e tregut kosovar të energjisë elektrike gjatë viteve të ardhshme.

 

Last updated: September 13, 2021

Share This Page