Agrobizneset përshpejtojnë sektorin solar në rritje të Kosovës

Speeches Shim

E enjte, 22 korrik, 2021
jë fermer i kornishonëve (tranguj), shpjegon se kornishonëve u duhen sasi të mëdha të ujit për të mirëmbajtur prodhimin.
USAIDKosovo

Sektori i energjisë solare në Kosovë është në rritje të vazhdueshme që nga viti 2013, përkundër sfidave të shumta me të cilat përballet si një industri e re. Një shtytje e mirfilltë për këtë sektor erdhi në vitin 2014, kur Ministria e Bujqësisë aplikoi masat e energjisë së rinpërtëritshme në kuadër të skemës së granteve bujqësore. Një vlerësim i zhvilluar rishtazi mbi potencialin e investimeve solare në Kosovë, i financuar nga USAID-i, vërejti se aktualisht ka më shumë se 1.000 projekte të energjisë solare të instaluar në sektorin e bujqësisë anembanë vendit, duke operuar me një kapacitet total të instaluar prej rreth 3,690 kilovat. Shumica e këtyre projekteve janë të çkyqur nga rrjeti elektrik, ndërsa fermerët vetë gjenerojnë energji për nevojat e agrobizneseve të tyre.

Fermerët anembanë Kosovës po e përdorin energjinë e diellit për ujitje, ndriçim, ftohje dhe ruajtje të produkteve bujqësore. Bejtullah Kurti, një fermer i kornishonëve (tranguj) në Mitrovicë, shpjegon se kornishonëve u duhen sasi të mëdha të ujit për të mirëmbajtur prodhimin. Në vitin 2015, ai fitoi një sistem ujitjeje që përfshinte një pompë dhe katër panele diellore me kapacitet të instaluar prej një kilovati. Me futjen në përdorim të pompës, ai arriti t'i bënte produktet e tij më konkurente në treg duke ulur çmimin sepse nuk shpenzonte më para për karburant apo energji elektrike.

Përveç më shumë se një mijë fermave që kanë instaluar panele fotovoltaike, dhjetëra kompani të përpunimit të ushqimit gjithashtu po gjenerojnë energji solare për konsum vetanak. Me rritjen e kërkesave për energji të kompanisë se lëngjeve të frutave Frutomania, me qendër në Gjilan, ata kanë vazhduar të instalojnë më shumë panele solare. Siç është cekur në raportin e publikuar rishtazi nga USAID-i, kapaciteti mesatar i instaluar i paneleve diellore fotovoltaike për grante bujqësore është diku në mes të 1 dhe 5 kilovat për projekt dhe në mes të 6-12 kilovat për objektet e agropërpunimit. Aktualisht, Frutomania ka rreth 75 kilovat kapacitet të instaluar, dhe me këtë, ata janë në gjendje të mbulojnë rreth 20 përqind të nevojave të tyre për energji.

Me lëvizjen e Kosovës në drejtim të zvogëlimit të emetimeve të saj te gazrave serrë, sektori në rritje i energjisë solare po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në largimin e Kosovës nga varësia e saj nga lëndët djegëse fosile. Agrobizneset e Kosovës jo vetëm që po ndihmojnë në fuqizimin e rritjes ekonomike, por gjithashtu po ndihmojnë edhe në ballafaqimin me ndryshimet klimatike.

Last updated: September 13, 2021

Share This Page