Flag of Kosovo

Rritja Ekonomike

Language: English | Serbian | Shqip
RRITJA EKONOMIKE
Produktet kosovare të drunit arrijnë në tregjet evropiane
Shoqata e prodhuesve dhe përpunuesve të drurit të Kosovës

USAID-i po promovon një ndryshim struktural në ekonominë e Kosovës, nga konsumi i bazuar në remitenca drejt prodhimit, duke nisur industri të reja eksportuese, zvogëluar deficitin tregtar, ndërtuar brendet e Kosovës si burime të produkteve cilësore si dhe investuar në reforma që krijojnë mjedis të përshtatshëm afarist dhe në asistencë e cila lehtëson këtë tranzicion.  Përkundër këtyre përparimeve, Kosova ende ballafaqohet me nivel të lartë të varfërisë, papunësi të përhapur dhe vartësi tejet të lartë nga importet.  USAID-i po e ndihmon Kosovën në adresimin e këtyre çështjeve duke punuar në programe që promovojnë diversifikimin ekonomik, rrisin qasjen në huadhënie dhe kontributin e sektorit privat në rritjen ekonomike si dhe përmirësojnë më tutje mjedisin e përshtatshëm për afarizëm.

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) – i cili u nis në vitin 2016 me ndihmën e USAID-it dhe mbështetjen financiare të Qeverisë së Kosovës – po trajton njërin ndër faktorët kryesorë kufizues ndaj rritjes ekonomike në Kosovë: mungesën e qasjes në kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-të).  FKGK nxitë huadhënjen përmes sigurimit të garancive të pjesërishme të kredive të cilat shërbejnë si zëvendësim i kolateralit, gjë që u mundëson bankave të zvogëlojnë riskun, e rrjedhimisht, edhe kërkesat e tyre për kolateral.      

Me mbështetjen e USAID-it, Qeveria e Kosovës po eliminon rregulloret e ngurta dhe po krjon një mjedis afarist më të përshtatshëm, gjë e cila ka bërë që Kosova të kërcejë në rangimin e Të Bërit Biznes të Bankës Botërore për 2017, nga pozita e 60-të në atë të 40-të, ndërsa në Startimin e Biznesit ajo ka lëvizur nga pozita e 13-të në atë të 10-të për vitin 2017.  Asistenca e USAID-it ka ndihmuar Kosovën në forcimin e institucioneve qeveritare, duke avancuar transparencën fiskale dhe adoptuar masa thelbësore si korniza ligjore për falimentimin e korporatave.  Këto përmirësime janë thelbësore për nxitjen e rritjes së udhëhequr nga sektori privat, nxitjen e inovacionit si dhe mobilizimin e investimeve të huaja dhe vendore.

Mbështetja e drejtpërdrejtë nga USAID-i për sektorin privat u ka ndihmuar ndërmarrjeve që të zgjërojnë prodhimin, lidhen me tregjet e eksportit, përmirësojnë produktivitetin dhe avancojnë shkathtësitë e fuqisë punëtore.  Në sektorin e bujqësisë, qasja e diktuar nga tregu e USAID-it investon në teknologji të reja dhe kultura me vlerë më të lartë, duke u fokusuar në adoptimin e metodave moderne të kultivimit si dhe rritjen e shtrirjes në treg dhe produktivitetit.   

    

 

Last updated: February 05, 2018

Share This Page