Ndërmarrësia merr hov në Kosovë përmes inkubatorit të ndërmarrësisë

Speeches Shim

Ndërmarrësia merr hov në Kosovë përmes inkubatorit të ndërmarrësisë
Getoar Krasniqi, anëtar i VentureUP (majtë), duke vlerësuar idet e studentes.
Rrita Limaj, Worldlearning (USAID-it Lidershipi Transformues – Bursat dhe Partneritetet)
Kërkesa e studentëve për trajnim në nisje të ndërmarrjeve tejkaloi pritjet e universitetit
“Njëzet e pesë ekipe tashmë janë lajmëruar me idetë e tyre të reja afariste.”

Qershor 2018 — Kah fundi i vitit të kaluar, Universiteti i Prishtinës i cili njëherit ëshë edhe universiteti më i madh publik në Kosovë, hapi një qendër për inovacion dhe ndërmarrësi e cila tejkaloi pritjet më të larta të themeluesve të saj.

Megjithëse sesionet fillestare të trajnimeve ishin planifikuar për 100 studentë, kërkesa u rrit tej mase në mbi 1.000 aplikantë. Prezantimet publike, siç ishte ai me rastin e ngjarjes Gratë në Ndërmarrësi, u mbajtën para auditoriumeve të stërmbushura në kuadër të universitetit i cili u shërben 50.000 studentëve.

Shtrohet pyetja: kush po e drejton këtë makineri të pandalshme në rritje e sipër? Fakti se këtë po e bëjnë të diplomuarit e probefason fare. Fis Malësori, Getoar Krasniqi dhe Erblin Hoxha, që të tre kanë vijuar studimet e nivelit master në Shtetet e Bashkuara në kuadër të programit të lartëpërmendur. (Shih storien e bashkëngjitur.)  

Kjo qendër e quajtur VentureUP ofron opsione dhe ide për ndërmarrje të reja të cilat studentët kanë patur dëshirë të madhe t’i mësojnë për një kohë të gjatë megjithëse nuk kanë besuar në realizueshmërinë e tyre, sidomos, mundësinë e të ndërtuarit të ardhmërisë së tyre përmes ndërmarrësisë, në vend se thjeshtë të presin për një vend pune.

“Përmes VentureUP, ne tani ofrojmë sesione mentorimi, këshillime rreth hulumtimit të tregut, trajnime dhe punëtori për studentët e Universitetit të Prishtinës të cilët synojnë që idetë e tyre për startim në afarizëm t’i lëvizin nga pika zero,” shpjegon Krasniqi, i cili u diplomua me master nga administrimi i biznesit në Universitetin Golden Gejt.

Vetëm brenda tre muajve të fundit, ekipi jashtëzakonisht i motivuar i VentureUP ka punuar me mbi 700 studentë të universitetit.

Kërkesa për trajnime, si në të ashtuquajturat “shkathtësi të buta” të fuqisë punëtore ashtu edhe në programim kompjuterik, është përtej të gjitha parashikimeve – befason fakti se 80 përqind të vijuesve janë femra.    

“Njëzet e pesë ekipe tashmë janë lajmëruar me idetë e tyre të reja afariste, ndërsa ne po zhvillojmë programe për t'u ndihmuar atyre të ndërtojnë ndërmarrje që do të hapin vende të reja të punës në Kosovë,” thotë Malësori i cili përfundoi studimet master nga financat në Universitetin e Misurit.  

Idetë e reja ndërmarrëse variojnë nga aplikacionet mobile, përpunimi i metaleve e deri te ndërmarrjet arsimore dhe sociale, sa për të përmendur disa prej tyre. Duke qenë se Kosova është vendi më i ri i Europës, rinia është njëri ndër asetet e saj më të çmueshëm. VentureUP është dizajnuar për të nxitur krijimtarinë dhe imagjinatën e të rinjve dhe për t'u ndihmuar në arritjen e potencialit të tyre.

“Këta studentë kanë gjeneruar dinamizëm dhe energji,” thotë Krasniqi. “Informatat kthyese që kemi pranuarjanë të pabesueshme. Të gjithë janë të entuziazmuar lidhur me mundësitë që ofron ndërmarrësia, përfshirë edhe kuadrin mësimdhënës dhe personelin e Universitetit të Prishtinës.”

Koha e kaluar në Shtetet e Bashkuara nga ekipi i VentureUP, gjë e cila u financua nga tatimpaguesit kosovar dhe amerikan, ishte e paçmueshme dhe u nihmoi atyre jashtë mase në ndërtimin dhe drejtimin e inkubatorit të ndërmarrësisë. Bursistët e kthyer në vend kolektivisht absorbuan shumë përvoja, profesionale, shoqërore dhe kulturore, për të shtyer përpara ndryshimet në Kosovë përmes ndërmarrësisë.

Programi i USAID-it Lidershipi Transformues – Bursat dhe Partneritetet i cili vepron nga viti 2014 deri në vitin 2019, është partneritet i bashkëfinancuar  nga USAID-i dhe Qeveria e Kosovës. Projekti synon të zhvillojë shkathtësitë e duhura dhe një kuadër liderësh i cili do t'u prijë ndryshimeve në fushat prioritare ekonomike, politike dhe shoqërore në Kosovë. Deri më tani, përveç 185 bursave për studime të nivelit master, janë akorduar më shumë se 100 bursa për çertifikim profesional dhe janë krijuar katër partneritete universitare.

LINKS

 Follow @USAIDKosovo, on Facebook, on YouTube

Last updated: September 24, 2018

Share This Page