Të rinjtë e Kosovës mësojnë se nuk janë aq të largët në mes veti

Të rinjtë e Kosovës bëjnë ndryshimet
"U ndjeva shumë e mirëseardhur atje. Më pëlqeu jashtëzakonisht shumë,” tha Azemi me rastin e përmbylljes së praktikës së saj profesionale
USAID Advancing Kosovo Together - Local Solutions (CDF)
Programi ndëretnik i këmbimit zgjëron horizontet
“U ndjeva shumë e mirëseardhur atje."

Mars 2018 — Kur 21-vjeçarja Fjolla Azemi i’u përgjigj ftesës për aplikime për programin ndëretnik të praktikës profesionale në Kosovë, ajo nuk dinte çfarë të priste. Qendra për Zhvillim Social në Graçanicë është vetëm pak kilometra larg vendit ku ajo është rritur, por Azemi dhe shokët e saj kishin përshtypjen se ky ishte një vend në anën tjetër të botës.

Një numër tepër i madh komunitetesh në Kosovë mbeten të ndara në mes veti dhe shumë të rinjve nuk u jepet kurrë mundësia që të njihen me njerëz nga komunitetet e ndryshme. Mirëpo, aktiviteti i USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhjet lokale, në partneritet me Demokracinë për Zhvillim, një grup ky lokal i shoqërisë civile, po ndihmon Azemin dhe njerëzit tjerë të rinj anembanë Kosovës që të zgjërojnë horizontet e tyre, duke avancuar njëkohësisht edhe shkathtësitë e tyre si pjestarë të fuqisë punëtore.

Gjatë periudhës pesëmujore në vitin 2016 dhe atë 2017, 40 praktikantëve nga komunat e shënjestruara nga USAID-i i’u dha rasti që të avancojnë shkathtësitë e tyre në fushat me interes për ta në kuadër të OJQ-ve dhe organizatave të shoqërisë civile anembanë vendit përmes një programi ndëretnik të këmbimit. Të rinjtë nga komunitetet joshumicë udhëtuan për të punuar në organizata të shqiptarëve të Kosovës dhe anasjelltas. Nga të gjithë praktikantët kërkohej që të ishin të regjistruar në fakultet, të njihnin gjuhën angleze dhe të demonstronin aftësi të punës në një mjedis multikulturor dhe shumëgjuhësh.       

Azemi, studente e Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës, thotë se është ndier e frikësuar dhe skeptike në ditën e parë. Ishte hera e parë që ajo vizitonte Graçanicën, një qytetzë të banuar nga serbët e Kosovës ku mund të arrish për pakë minuta me veturë nga qendra e Prishtinës, dhe ajo nuk ishte e sigurtë se në çfarë pritje do të haste atie. Por, ndodhi e kundërta nga ajo që druante. “U ndjeva shumë e mirëseardhur atje,” tha ajo. “Më pëlqeu jashtëzakonisht shumë.”

Ajo së shpejti u gjend në mesin e miqëve të rinj, pasi kolegët e saj serbë të Kosovës e mirëpritën atë në ambientin e punës, jetën e tyre shoqërore e edhe në shtëpitë e tyre. Shokët e saj të cilët fillimisht ishin skeptikë, gjithashtu u përfshinë së shpejti në po të njejtat aktivitete, duke ardhur në puntoritë e sponsorizuara nga OJQ-ja dhe përjetuan nga dora e parë mirëseardhjen e ngrohtë. Njëri nga ta edhe filloi praktikën profesionale në Graçanicë, mu sikurse Azemi.

Për shkak se shumica e shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës nuk rriten më duke mësuar gjuhën e njëri-tjetrit, ata ushtruan të dy gjuhët në mes veti, duke përdorur gjuhën angleze si gjuhë të përbashkët për komunikim.

Për Azemin dhe shumë nga praktikantët tjerë, këto praktika profesionale ishin njëkohësisht edhe hera e parë që ata gjendeshin në një ambient të mirfilltë pune, ku mund të shihnin se si përgjegjësitë e jetës në punë dallojnë nga jeta e tyre si studentë. Azemi thotë se mësoi si të jetë më efiqiente dhe të shfrytëzojë kohën e saj me mençuri. Megjithëse disa projekte ishin sfiduese për të, ajo vlerësoi besimin të cilin Qendra për Zhvillim Social pati tek aftësia e saj për të mësuar gjëra të reja.

Kah fundi i dy muajve të praktikës së saj, as Azemi e as Qendra nuk ishin të gatshëm që kjo përvojë të përfundoj, prandaj Qendra e punësoi atë si një punonjëse me orar të plotë për tetë muajt e ardhshëm. Tani, pas kthimit të sërishëm studimeve, ajo thotë se përvoja e praktikës profesionale ishte gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë.

“Ajo me të vërtetë ndryshoi mënyrën time të të menduarit. Programet si ky janë më se të nevojshme për të ndryshuar mendësinë tek njerëzit në Kosovë,” thotë Azemi.

Aktiviteti i USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhjet Lokale, i cili vepron nga viti 2014 deri në vitin 2018, synon të rrisë bashkëpunimin konstruktiv ndëretnik në mes të popullatës shumicë dhe atyre pakicë të Kosovës, gjë e cila është e rëndësisë thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Programi ka qasje holistike ndaj integrimit të popullatave minoritare duke hy në partneritet me komunat dhe entitetet tjera qeveritare për të mbështetur komunitetet e shënjestruara. Në veçanti, programi punon për të përmirësuar kushtet që do t'u mundësojnë pakicave etnike të angazhohen në mënyrë aktive në fuqinë punëtore dhe institucionet e Kosovës, duke ruajtur dhe mbrojtur njëkohësisht trashëgiminë e tyre unike kulturore. Programi ka akorduar më shumë se 120 grante për biznese dhe gati 50 grante për organizata të shoqërisë civile, me qëllim të lehtësimit të bashkëpunimit ndëretnik.

 

LINKS

Follow @USAIDKosovo, on Facebook, on YouTube

Last updated: June 22, 2018

Share This Page