Profesionistët ligjorë depërtojnë në gjyqësorin e Kosovës

Profesionistët ligjorë depërtojnë në gjyqësorin e Kosovës
Besnike Miftari, djathtas, diskuton një lëndë me gjyqtaren Saranda Bogaj Sheremeti nga Gjykata Themelore e Prishtinës
Programit të USAID-it për Fuqizimin e Drejtësisë në Kosovë
Gjatë 5 viteve të ardhshme gjykata humb 30 për qind të stafit dhe gjyqtarëve
“Kemi punuar ngushtë me gjyqtarët dhe gjithashtu kemi mundur të marrim pjesë në seanca gjyqësore. Aty kam parë situatën reale"

Shtator 2017—Besnike Miftari dhe ekipi i saj po punojnë dhe analizojnë grumbujt me lëndë gjyqësore që kanë përfunduar në tavolinat e tyre të punës. Është punë që të sjell kënaqësi.

Me kërkesën e Programit të USAID-it për Fuqizimin e Drejtësisë në Kosovë, 16 të diplomuarve nga fakulteti juridik u është dhënë mundësia që të punojnë në krah të gjyqtarëve si bashkëpunëtorë profesionalë në gjykatat e Kosovës duke ndihmuar në realizimin e hulumtimeve, përpilimin e vendimeve dhe përcjelljen e lëndëve përgjatë sistemit. Me këtë rast, gjyqtarët shërbejnë si mentorë për valën e ardhshme të punonjësve gjyqësorë ndërkohë që nga këta profesionistë të rinj pranojnë ndihmë tejet të rëndësishme në mbylljen e lëndëve disa-vjeçare.

“Aktualisht kjo është puna më e mirë që mund të bëj,” thotë Miftari për programin e praktikës dy-vjeçare. “Gjyqtarët na trajtojnë si të barabartë”, shton ajo, duke u shprehur se puna e saj ka shërbyer si trajnim ideal për të fituar një pozitë afat-gjatë në gjykatë. “Kur mbyll një lëndë të vjetër të përshkon një vullnet i fuqishëm duke ditur se ke kontribuar në mbylljen e lëndëve që janë më të vjetra se 10 vite,” shton Miftari.

Gjetja e profesionistëve të rinj e të talentuar si Miftari dhe Zherka është jetike për të ardhmen e gjyqësorit të Kosovës. Në vitet vijuese, 30% e gjyqtarëve të Kosovës pritet që të pensionohen nga gjykatat.

Tashmë pesë bashkëpunëtorë profesionalë të cilët kanë qenë pjesë e programit po i bashkohen gjyqësorit në kapacitete të ndryshme duke iu falënderuar trajnimit që kanë pranuar nga USAID-i në fushën e menaxhimit të lëndëve, zvogëlimit të lëndëve të vjetra dhe shkrim ligjor si dhe mundësia e ofruar për të zbatuar njohurinë e tyre në situata reale.

Njëra nga këto profesioniste të reja është Festa Zherka. Pas pjesëmarrjes në program në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ajo së fundmi u ngrit në detyrë që të trajnojë deri në 250 pjesëtarë nga stafi i gjykatave dhe prokurorive mbi përdorimin e sistemit të automatizuar për menaxhim të lëndëve që po fillon të zbatohet në gjykatat e Kosovës.

“Kemi punuar ngushtë me gjyqtarët dhe gjithashtu kemi mundur të marrim pjesë në seanca gjyqësore”, u shpreh ajo. “Aty kam parë situatën reale.”

Gazmend Bytyqi i cili ka shërbyer si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Themelore të Ferizajit dhe është po vijon rrugën për t’u bërë gjyqtar, thotë se shkathtësitë që ka zhvilluar në program i kanë ndihmuar të arrijë aty ku gjendet sot. “Tani kam sigurinë për të trajtuar çfarëdo lëndë [civile],” thotë ai. “Nga puna në gjykatë kam fituar siguri dhe vetëbesim.”

Programi katër vjeçar për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë që ka filluar në janar 2016, ndërton mbi veprimtarinë e mëhershme të USAID për avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe për të siguruar se sistemi i drejtësisë vepron në mënyrë profesionale, efikase dhe llogaridhënëse.

LINKS

Follow @USAIDKosovo, on Facebook, on YouTube

Last updated: September 15, 2017

Share This Page