Flag of Albania

Demokracia, të Drejtat e Njeriut dhe Qeverisja

Language: English | Shqip
Gjykatën e re të Rrethit Pogradec
Në Gjykatën e re të Rrethit Pogradec janë bërë rinovime të mëdha, përfshirë instalimin nga USAID të sistemit të regjistrimit digjital audio, i cili do të rritë transparencën, eficiencën dhe përgjegjshmërinë e gjykatës.
USAID/Shqipëri

Forcimi i shtetit të së drejtës dhe i qeverisjes së mirë

Shqipëria ka bërë shumë përmirësime të dukshme në drejtim të shtetit ligjor dhe të qeverisjes së mirë në njëzet vitet e fundit, por vendi nuk ka qënë në gjendje të ecë përpara me ritmin e duhur, i nevojshëm për të mundësuar krijimin dhe funksionimin e institucioneve demokratike, të forta e të qëndrueshme, që përbëjnë themelin e një shoqërie të qëndrueshme, që formojnë themelin e shoqërive që përfaqësohen, të qëndrueshme,  të suksesshme, dhe të drejta.

Në mënyrë që të forcohet shteti i së drejtës dhe të promovohet qeverisja e mirë, programet e USAID fokusohen në përmirësimin e planifikimit, në reformimin  e politikave, në rritjen e mbikëqyrjes qytetare dhe të transparencës, si edhe në ngritjen në një shkallë më të lartë tëperformancës dhe të aftësive menaxhuese në gjyqësor, në qeverisjen vendore, dhe në sektorin e shëndetësisë. Programi aktual i USAID-it për shtetin e së drejtës ndihmon për rritjen e transparencës dhe të eficiencës së gjykatave, për fuqizimin e performancës dhe të rolit mbikëqyrës të shoqërisë civile, si dhe për fuqizimin e aftësive të profesionistëve tëgjyqësorit.  Projekti i USAID-it për qeverisjen vendore mbështet funksione të tilla të qeverisjes vendore si planifikimin, përmirësimin e shërbimeve vendore, dhe fuqizimin e kapaciteteve në 15 bashki e komuna për mbledhjen e taksave, për menaxhimin financiar dhe për menaxhimin e aseteve publike. Projekti gjithashtu ndihmon bashkitë dhe komunat për rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për të drejtat dhe përgjegjësite e tyre për funksionet e qeverise vendore, dhe të pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje. 


 

 

Last updated: July 18, 2014

Share This Page