RINIA KOSOVARE PËRDOR MEDIAT SOCIALE PËR AVOKIM POLITIK

Vetëdijesimi përmes Facebook-ut dhe Twitter-it
Faqja e facebook-ut për fushatën për përfaqësim të barabartë në qeverisjen lokale.
USAID
Faqja e facebook-ut për fushatën për përfaqësim të barabartë në qeverisjen lokale.
“Kemi kuptuar se situata [gratë e punësuara në sektorin publik] është zhgënjyese duke filluarqë nga niveli i kryetarëve të komunave e deri te shërbyesit civil dhe ne do të vazhdojmë ta ngrisim këtë çështje."

Rinia e Kosovës, duke përfshirë aktivistët në forumet e partive politike, shumë më shpesh është duke përdorur mediat sociale për fushatat e tyre. Duke shkuar një hap më tutje nga mediat tradicionale, qëllimi i tyre është të rrisin ndërgjegjësimin në lidhje me çështjet duke përdorur rrjetet si Facebook, Twitter dhe forume të tjera për të krijuar faqe të komunitetit me fotografi, logo dhe pamjet vizuale.

Në vitin  2013, Shkolla e re e mediave pranë USAID-it bashkoi 25 pjesëmarrës nga OJQ-të dhe forumet rinore të partive politike për të zgjeruar rrjetet e tyre dhe të mësojnë aftësi të reja dhe praktikat më të mira të mediave sociale që të avokojnë në mënyrë efikase çështjet e tyre. Si pjesë e programit pilot, i cili u zhvillua nga 1 shkurti deri 26 qershor, 2013, nga studentët u kërkua që të kryejnë një ushtrim për të demonstruar aftësitë e tyre të reja.

Studentët udhëhoqën katër fushata avokuese në tërë Kosovën që kanë të bëjnë me tema siç janë ndërprerja e duhani, mbrojtja e kafshëve dhe ambientit, dhe përfaqësimi i barabartë në qeverisjen lokale.  “Facedog Kosova: Një pëlqim, një vrasje më pak," “Gjysma e popullatës, e drejta për përfaqësim,” “Shpëtoni Shpellën,” dhe “Mos pini duhan” janë iniciativat që dolën si rezultat të cilin e krijuan të rinjtë duke përdorur mediat e reja.

“Kemi bërë një hulumtim në të gjitha komunat për të vlerësuar situatën e grave të punësuara në sektorin publik sipas Ligjit mbi Barazinë Gjinore. Kemi kuptuar se situata është zhgënjyese duke u nisur që nga niveli i kryetarit të komunës e deri te shërbyesit civil, dhe ne do të vazhdojmë të ngrisim këtë çështje edhe pas pjesëmarrjes në shkollën për mediat e reja që të përmirësojmë këtë situatë," tha Saranda Bllaca e fushatës  "Gjysma e popullatës, e drejta e përfaqësimit".

Projekti shkolla për media të reja është i krijuar për të trajnuar gjeneratën e ardhshme të udhëheqësve për parti politike dhe OJQ-ve. Kjo është inicuar si pjesë e programit të financuar nga USAID-i për mbështetjen e proceseve dhe partive politike i cili funksionoi që nga shtatori 2009 deri shtator 2013. Ky aktivitet ofron mbështetje për të gjitha partitë politike për të krijuar organizim të brendshëm, konkurrim për zgjedhje, përgjegjen ndaj votuesve dhe të zhvillojë politika.   Si fokus i rëndësishëm i këtij aktiviteti kanë qenë gratë dhe forumet rinore pranë  partive politike dhe përmirësimi i mundësive për këto grupe.

 

Last updated: February 05, 2014

Share This Page