Prodhuesi i pjesëve të teknologjisë së lartë në Kosovë zgjërohet

Duke u specializuar për elektronikë të vëllimit të ultë por me fitim të lartë
Krenar Spahija, inxhinjer i zhvillimit pranë “Tekfuze” spjegon disenjin dhe montimin e kontrollave të mbjellura.
Programi i USAID-it për Ndërmarrës të Rinj
Duke u specializuar për elektronikë të vëllimit të ultë por me fitim të lartë
“Çasja jonë është unike. Askush tjetër në Kosovë nuk është duke bërë atë që ne po bëjmë."

Lëmshi me formë të rregullt i përbërë nga vijat e kaltërta, gjelbërta dhe të kuqe, në monitorin kompjuterik të Krenar Spahijës, ndoshta do të mund të merrej, në mënyrë simbolike, si një hartë e cila rrëfen udhën drejtë një të ardhme të ndritshme për Kosovën, këtë vend të vogël në Europën juglindore. 

Disenjimi nga inxhinieri i pllakës së shtypur elektronike (PCB) ofron pamjen e rrallë ku një produkti i teknologjisë së lartë prodhohet në një vend me ekonomi kryesisht të bazuar në teknologji të ulët. Kjo është vetëm një nga mënyrat në të cilat pundhënësi i Spahijës, kompania Tekfuze, sfidon pritjet.  

Themeluar në vitin 2011, Tekfuze punëson 22 individë në disenjimin dhe montimin e kontrollave të mbjellura – elektronikës e cila kryen operacione të caktuara në brendësi të makinave më të mëdha. Produktet e Tekfuze janë të krijuara si të tilla që montohen së bashku si kubëzat Lego, duke vijuar një çasje modulare e cila lejon kombinimin e komponenteve hardverike. “Është çështje e zgjedhjes së moduleve të cilat u nevoiten dhe më pas e përshtatjes së softverit, në atë mënyrë që duket sikur hardveri ka humbur fare,” thotë bashkë-themeluesi Edi Bunjaku.

USAID-i ndihmoi ngitjen e Tekfuze në këmbë të veta duke i siguruar asaj që në fillim trajnim intensiv të të punësuarve, gjë e cila i ndihmoi kësaj kompanie që të integroj një çasje gjinore përfshirëse dhe sot, gratë dominojnë brenda stafit inxhinjerik të saj, duke shënuar kështu edhe një mënyrë në të cilën kjo kompani dallohet nga të gjitha të tjerat. 

Në verën e vitit 2012, USAID-i ndihmoi në blerjen e dy paisjeve të cilat do të mundësojnë rritjen e vëllimit të prodhimit. Tani për tani, Tekfuze shet vetëm një produkt – senzorin për karburant i cili është i inkorporuar në njësitet GPS, të përdorur për përcjelljen e flotave të kamionëve. Senzori i vogël monitoron nivelet e karburantit dhe konsumin. Një furnizues regjional i sistemeve FMS (Fleet Management Systems) nga Lituania është për momentin duke e vlerësuar këtë senzor, të cilin Tekfuze tashmë është duke e shitur në tregun vendor, me qëllim që atë eventualisht edhe t’a blej. Aty ku shumica e kompanive elektronike shkojnë në kahjen “zig,” duke përqëndruar prodhimin vetëm tek vendet në zhvillim, Tekfuze merr kahjen “zag,” duke u përqëndruar në punët fitimprurëse të disenjimit. Megjithatë, edhe përkundër fuqisë puntore të re, të kualifikuar dhe të motivuar, Tekfuze është e vetëdijshme se nuk do të mund të garonte në krijimin e elektronikës së konsumit të gjerë për tregun masiv. Në vend të kësaj, ajo synon disenjimin dhe montimin e produkteve industriale që janë të vëllimit të ulët por që kanë margjinë të lartë të fitimit, thotë Bunjaku. Në mesin e tyre përfshihet edhe kontrolluesi për bojlerët që ndizen me pelet, për prodhimin e të cilëve Tekfuze tashmë është gati.

“Çasja jonë është unike. Askush tjetër në Kosovë nuk është duke bërë atë që ne po bëjmë,” thot Bunjaku.

Tekfuze është njëra nga kompanitë të cilat kanë qenë përfituese të aktiviteteve në kuadër të Programit të Ndërmarrësve të Rinj të USAID-it, i cili është zhvilluar nga shtatori i vitit 2010 deri në shtator të vitit 2013, dhe i cili ka qenë i dizajnuar që t’u ndihmojë ndërmarrësve të rinj Kosovar, të moshës prej 18 deri në 35 vjeç.             

       

 

Last updated: February 14, 2014

Share This Page