Në Kosovë, USAID inicon dorëzimin e rezultateve të testimit të qumështit të papërpunuar nëpërmjet sms-it

Në Kosovë, USAID inicon dorëzimin e rezultateve të testimit të qumështit të papërpunuar nëpërmjet sms-it
Fermeri i qumështit Dukagjin Dedaj e tregon një mesazh që raporton yndyrën, proteinat, sheqerin dhe parametrat e tjerë. 52 lopët e Dedaj vazhdimisht prodhojnë qumësht të papërpunuar të “klasës ekstra”, që i mundësojnë atij të shet me çmime më të larta.
Projekti i USAID Mundësitë e Reja për Bujqësi
Telefonat celularë shpërndajnë rezultatet laboratorike për cilësinë e qumështit dhe shëndetin e lopëve qumështore
“Kjo është një mrekulli. Unë rri ulur në shtëpi dhe mesazhi më vjen dhe më tregon për shëndetin e lopëve të mia.”

Dukagjin Dedaj fermer i qumështit për më shumë se një dekadë ka filluar me një tufë prej 15 lopëve e cila u shtua në 52 sosh. Dedaj gjithnjë e ka ditur se lopët e tij prodhojnë qumësht me cilësi të shkëlqyer. Sot, në sajë të USAID-it, dëshmia është në xhepin e tij.

Duke nxjerrë telefonin e tij celular, Dedaj e tregoi një mesazh të marrë kohëve të fundit nga një laborator shtetëror, që në mënyrë koncize jepte hollësi se si qumështi i tij i papërpunuar matej me tetë parametra të standardizuar, duke përfshirë yndyrën, proteinat dhe përqindjen e sheqerit.

Mesazhi gjithashtu e vlerësonte qumështin e Dedaj si “klasë ekstra.” Ky klasifikim i mundëson Dedaj që të kërkoj çmime më të larta nga përpunuesi i qumështit që blen 720 litra qumësht të cilin lopët e tij e prodhojnë çdo ditë. Kjo gjithashtu i fiton atij një grant qeveritar të projektuar për të rritur furnizimin e brendshëm të klasës më të lartë të qumështit të papërpunuar.

USAID-i, së bashku me partnerët vendor, ka themeluar laboratorin kombëtar të Kosovës për marrjen e mostrave të qumështit të papërpunuar në mesin e viteve 2000. Mostrat janë mbledhur në nivel ferme çdo dy javë. Mostrat janë qorre – ekspertët që bëjnë testimin nuk i njohin origjinat e mostrave – për të eliminuar paragjykimin (animin).

Fillimisht, zyrtarët fushor ndanin rezultatet me fermerët. USAID-i pastaj krijoi një faqe interneti të mbrojtur me fjalëkalim. Kohët e fundit, në vjeshtë të vitit 2012, si pjesë e projektit Mundësi të Reja për Bujqësi (MRB) të USAID një kompani lokale e TI-së zhvilloi një softuer për të shpërndarë rezultatet e testimit me SMS. Tani, rreth 1,700 fermerë qumështi të Kosovës marrin rezultatet e tyre të testimit në telefonat e tyre dy herë në muaj.

“Kjo është gjëja më e madhe që USAID-i ka bërë për fermerët e qumështit të cilët e kuptojnë rëndësinë e tij,” tha Dedaj.

Dedaj merr rezultatet e testimit vetëm disa ditë pas marrjes së mostrave të qumështit të tij. Blerja e produkteve të qumështit ka qasje në informatat e njëjta, ku shitësit dhe blerësit më pas i përdorin për të vendosur çmimin me shumicë për qumështin e papërpunuar.

“Ne nuk debatojmë më rreth cilësisë—kjo është punë e palës së tretë për të përcaktuar tani. Krejt çka ne flasim është çmimi,” tha Dedaj.

Rezultatet gjithashtu u mundësojnë fermerëve që të ndërhyjnë më shpejt në rast se testimi nxjerr në pah ndonjë mangësi në qumështin e tyre të papërpunuar. Për shembull, çdo mangësi në përmbajtjen e yndyrës në qumështin që prodhojnë lopët nxit fermerin të rregulloj regjimin e tyre të ushqimit, ndoshta duke përzier më shumë sojë në ushqim. Dedaj kohëve të fundit ka marrë një mesazh që tregonte se qumështi i tij kishte rënë për një shkallë, në klasën e parë. Testimi zbuloi se një nga lopët e tij kishte një thithë të vetme me mastitë. Ndërsa infeksioni çon në inflamacion, kjo nuk do të kishte qenë menjëherë e dukshme në një fazë të tillë të hershme po qe se Dedaj nuk do të alarmohej për diçka të keqe.

“Kjo është një mrekulli. Unë rri ulur në shtëpi dhe mesazhi më vjen dhe më tregon për shëndetin e lopëve të mia,” tha Dedaj.

Projekti Mundësitë e Reja për Bujqësi që zhvillohet nga janari 2011 deri në janar 2015 përqendrohet në krijimin e lidhjeve tregtare, rritjen dhe larminë e produkteve bujqësore, përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore, rritjen e kredive të përballueshme dhe të arritshme. Përveç kësaj, aktiviteti mbështet sektorin përmes granteve të vogla për fermerët, ndërmarrjet bujqësore dhe shoqatat.

 

Last updated: February 10, 2014

Share This Page