Debutimi i asparagut të kultivuar në Kosovë mirëpritet nga publiku

Kultivuesit në bashkëpunim kanë shitur asparagun me emrin e brendit Viridis, që në gjuhën latine nënkupton, i ri, i gjelbër dhe
Në vitin 2014, Kosova ka vjel asparagun e saj të parë komercial, duke përmbyll përpjekjen trevjeçare të USAID për të paraqitë kultivimin e delikatesës pranverore. Kërcejtë në dengje atraktiv u shitën shumë shpejt.
Mundësite e reja për bujqësi i USAID-it
Përmes bashkëpunimit asparagu është shitur fluturimthi nga raftet duke zëvendësuar importet e shtrenjëta
"Thjesht fluturoi nga raftet".

Një mundësi e re për fermerët e Kosovës për të dërguar kërcejtë e gjelbër e të ndjeshëm që të shiten tek publiku entuziast menjëherë pasi të jenë vjelë, ftohur dhe paketuar.

Kosova ka prodhuar për herë të parë kulturën e asparagut në vitin 2014, duke shënuar kulminacionin e përpjekjes trevjeçare të USAID-i për të paraqitë kultivimin e delikatesës pranverore.

Gjatë këtij sezoni tete javor debutues, 11 kultivues vendor kanë shit më tepër se dy tonë kërcej të asparagut. Kultivuesit në bashkëpunim kanë shitur asparagun me emrin e brendit Viridis, që në gjuhën latine nënkupton, i ri, i gjelbër dhe i freskët.

Asparagu I kultivuar në Kosovë shumë shpejtë zëvendësoj importet në tregun vendor duke marrë parasysh përparësitë në cilësi, freski dhe çmim. Shitjet ishin të shpejta: “ Ato thjesht fluturuan nga raftet,” tha Mark Wood, drejtor i programit Mundësitë e Reja për Bujqësi i USAID-it.

Ngjarja promocionale e mbajtur në prill e organizuar nga USAID-i në një hotel në qendër të Prishtinës tërhoqi shitësit me pakicë, pronarët e restoranteve e hoteleve dhe entuziastët e asparagut përfshirë edhe nikoqirët e programeve më të shikuara televizive për gatim në Kosovë.

“Ky asparag është produkt i cilësisë së lartë,” theksoj Vito de Angelis, kryekuzhinieri i hotelit . “ Natyrisht, do të jetë në menynë time.” De Angelis gostiti të pranishmit me meny të plotë me ushqime të ndryshme kreative me asparag.

USAID-i e ka paraqitur asparagun në Kosovë në vitin 2011, duke ngritur tri fidanishte për prodhimin e fidanëve të asparagut. Në vitin 2012, fermerët filluan transplantimin e këtyre fidanëve për të mbjell aktualisht 10.6 hektar (26.2 akër) fushë me asparag në Kosovë. Vullnetarët fermeri për fermerin ofruan të gjitha ekspertizat teknike për projektin.

USAID-i po ashtu ka ndihmuar në ngritjen e linjës moderne për përpunim për të siguruar që asparagu të arrij tek konsumatorët i freskët nga ferma duke filluar punën me kulturën e parë komerciale të vitit 2014. Përdorimi i paketimit special siguron jetëgjatësi për kërcejtë e vjel me dorë.

Përfshirja e asparagut të Kosovës po ndihmon gjithashtu në përgatitjen e mënyrës së shitjes për eksport evropian. Vendi që zë pozicion në Evropën juglindore, mund të fillojë vjeljen e asparagut dy javë më herët se kultivuesit e grupuar në Evropën perëndimore për shkak të gjerësisë jugore të Kosovës dhe mikro klimës ideale.

USAID-i, që nga viti 2011 përmes projektit të saj katërvjeçar Mundësitë e Reja për Bujqësi po punon për të diversifikuar prodhimet bujqësore të Kosovës për të promovuar rritjen, krijimin e vendeve të punës dhe gjenerimin e eksportit.

Links

Follow @USAIDKosovo. on Facebook

Last updated: June 26, 2014

Share This Page