Dyqani i suvenireve tejkalon ndarjen etnike në Kosovë

Pajisjet dhe produktet e reja përmbushin kërkesat
Punonjësit e “Dhuratës” duke demonstruar aftësitë e performances së lartë të pajisjes së re
USAID
Pajisjet e reja dhe më shumë produkte përmbushin kërkesat
“Ne tashmë kemi punësuar 3 punonjës të rinj, por kjo pajisje e re moderne, pas dy muajve, ne do të punësojmë edhe dy persona më shumë."

Është thënë se marrëveshjet e biznesit i kalojnë kufijtë etnik. Dyqani i suvenireve “Gift” (dhurata)  në pjesën veriore të qytetit të ndarë të Mitrovicës shërben si shembull.

Ky biznes i vogël familjar i themeluar në vitin 2004 ishte i tejmbushur me kërkesa nga klientët në mbarë vendi. Megjithatë, për të vazhduar me kërkesën e lartë të tregut krahas rritjes së gamës së produkteve të kompanisë duke përdorur pajisjet e vjetra, ishte e vështirë.

Një grant i USAID-it prej $26.000 [30.000 euro] në korrik të 2013  ndihmoi kompanin në blerjen e makinës së shtypit,  e cila mundësoi shtypin në materiale të ndryshme, përfshirë qelqin, plastikën dhe metalin. Kjo i mundësoi kompanisë të ofrojë një gamë të produkteve. Përveç kësaj, procesi është më i shpejtë dhe më i lirë, dhe suvenire janë të përballueshme për shumë konsumatorë.

Pronari i “Gift”, Mirko Krivokapić, thotë se ai ka bërë një rrugë të gjatë që nga fillimi i prodhimit të suvenirëve, duke shtuar se puna e madhe, përkushtimi dhe dashuria për veprat artizanale të punuara me dorë në fund ka dhënë frytet e saj. Ai vlerëson se prodhimi së shpejti do të arrijë në 40 përqind më i lartë si rezultat i drejtpërdrejtë i grantit të marrë nga USAID.

"Ne tashmë kemi punësuar tre punonjës të rinj, por kjo pajisje e re e moderne, pas dy muajve, ne do të punësojmë edhe dy persona më shumë," shpjegon Mirko.

Kompania ka zgjeruar sasinë dhe gamën e produkteve për të furnizuar dyqanin në Mitrovicë, si dhe dyqanin me pakicë në selinë e KFOR-it në Prishtinë. Sot, klientët e “Gift” janë Kosovarë, shqiptarë dhe serbë.

Granti u mundësua përmes Programi e USAID-it për Nismën e Veprimit në Komunitete i USAID-it filloi në korrik të vitit 2010 dhe përfundon në korrik të vitit 2014.  Programi mbështetë zhvillimin e komunitetit dhe rehabilitimin e infrastrukturës në 40 komunitete të Kosovës, ndërton organizata të forta të shoqërisë civile, dhe përmirëson mundësitë ekonomike dhe të punësimit.

 

Last updated: January 31, 2014

Share This Page