Një frymë e re në shkollat e Kosovës

Komunitetet mblidhen për të renovuar klasat
Mësuesi dhe një prind duke punuar së bashku
USAID
Komunitetet mblidhen për të renovuar klasat
"Unë do të doja të falënderoj USAID-in për mobilizimin e komunitetit tim për të marrë përsëri vullnetin për të përmirësuar mundësitë e arsimimit për gjeneratën e ardhshme."

Lufta që rrënoi Kosovën në fund të viteve 1990 mori një kthese shkatërruese në infrastrukturën e vendit, edhe shkollat nuk u përjashtuan. Madje në vitin 2010, kur USAID-i prezantoi Programin për Arsim Themelor, shumica e klasave ngjasonin në dhoma të hapura me shumë pak materiale edukative të cilat mund të gjenden çdo kund në Evropë.

Që nga përfundimi i luftës, rindërtimi dhe modernizimi i sistemit arsimor publik ka qenë kryesisht i varur nga ndihmat e jashtme, dhe në një masë nga qeveria e Kosovës, gjë që shtyri USAID-in të vendos për të ndihmuar komunitetet që të kenë një rol më të madh në përmirësimin e mundësive të arsimit për fëmijët e tyre.

USAID prezantoi iniciativën për "rindërtimin e klasës” që do të realizohet përmes angazhimit të drejtpërdrejtë të komunitetit, i cili në vitin 2011 radio televizioni i Kosovës (RTK) e transmetoi për një seri prej gjashtë episodave, ku u shfaqen përfaqësuesit e USAID-it krah për krah duke punuar me anëtarët e komunitetit. Ata demonstruan se si një mjedis atraktiv i mësimit mund të krijohet me një kosto relativisht të ulët me përfshirjen aktive të prindërve dhe pjesëtarëve të tjerë te komunitetit.

Pas transmetimit të serive, USAID ftoi edhe shkolla të tjera të aplikojnë për mbështetje rreth organizimit te tyre për “rindërtimin e klasës,” zhvillimin e një libri udhërrëfyes dhe ofroi trajnime në pjesëmarrjen e komunitetit për bordet drejtuese të shkollës për të inkurajuar ata të aplikojnë këto renovime në shkolla të reja. Me trajnim themelor dhe financim nga USAID-i dhe pjesëmarrjen aktive të anëtarëve të komuniteteve, mbi 100 shkolla janë renovuar në më pak se tri vjet, dhe shumë prej tyre morën iniciativën edhe pa mbështetjen e USAID-it.

Për t’i prire punës së renovimit në çdo shkollë, USAID-i siguroi materiale themelore siç janë ngjyra dhe pjesët e sipërme te bankave, si dhe mundësoi një takim fillestar të personelit të shkollës me komunitetin lokal. Shumë shkolla vazhduan renovimin e klasave tjera pa asnjë mbështetje nga programi. Disa vazhduan renovimin e gjithë shkollës, duke përfshirë korridoret dhe hapësirat tjera. Puna përfshinte renovimin dhe ngjyrosjen e mobileve, renovimin dhe ngjyrosjen e mureve dhe tavaneve, renovimin e dyshemesë dhe poashtu rindërtimin e sistemeve elektrike.

Në dhjetor 2012, Programi për Arsim Themelor i USAID-it organizoi ceremoninë e shpërndarjes se çmimeve për të festuar përfundimin e mbi 50 klasave te renovuara. Gjatë kësaj ngjarjeje, mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave dëshmuan ndikimin që programi pati në interesimin e prindërve dhe përfshirjen e komunitetit.

"Unë do të doja të falënderoj USAID-in për fuqizimin e komunitetit tim për të marrë përsëri vullnetin për të përmirësuar mundësitë e arsimimit për gjeneratën e ardhshme", tha Valbone Halimi, drejtoreshë në shkollën fillore  "Halil Alidema" nga fshati i vogël i Pozheranit. Ajo tregoi fotografitë e shkollës së parë të fshatit, e ndërtuar nga bashkësia lokale në vitin 1905, dhe të fshatarëve duke gërmuar themelet për një shkollë më të madhe në vitet e ’60-ta.                  

Për shkollën “Halil Alidema” si dhe në dhjetëra shkolla të tjera përreth Kosovës, projekti për renovimin e klasave ndihmoi shumë në rigjenerimin e një fryme të vetë-besimit në mesin e komuniteteve të Kosovës dhe fuqizoi ata për të ndërtuar mundësitë e ofruara përmes ndihmës së jashtme.

Renovimi i klasave është vetëm një pjesë e Programit për Arsim Themelor të USAID-it, e cila është në partneritet pesë vjeçar me qeverinë e Kosovës e cila ka filluar ne vitin 2010, e që ka për qëllim për të përmirësuar aftësitë e mësimdhënësve dhe nxënësve si dhe përgatitjen profesionale të tyre për shekullin 21.

 

Last updated: September 02, 2014

Share This Page