Bletët sollën sukseset e ëmbla

Bletët sollën sukseset e ëmbla
Zvonimir Vasic, USAID beneficiary checking beehives
USAID
Bletët sollën sukseset e ëmbla
" USAID-i përmes këtij donacioni më ka dhënë forcë për të ndjekur ëndrrën time të themelimit të një biznesi serioz të bletarisë," spjegon ai. "Tani kam 45 shoqëri të bletëve, dhe kompania i mundëson familjes sime të fitojë rreth 650 dollarë në muaj," thotë Zvonimir Vasiq nga Ropotova e Madhe.

Një vorbë me mjaltë në dollap është më tepër se thjeshtë një  ëmbëlsirë e shijshme; konsumimi ditor i një sasie të vogël të mjaltës përmirëson shëndetin. Ndoshta ky fakt është njëra ndër arsyet pse kërkesa për mjaltë organike në treg është në rritje të vazhdueshme.     

Euromed, një kompani e vogël e vendosur në fshatin e bukur të Ropotovës së Madhe në Komunën e Ranillugut, u themelua në vitin 2008 nga Zvonimir Vasiq, me qëllimin parësor të prodhimit të mjaltës organike për konsumin e familjes së tij. Në atë kohë, Zvonimiri kishte vetëm një koshere bletësh, por së shpejti ai ra në dashuri me bletari dhe u bind se prodhimi i mjaltës mund të jetë më shumë se thjesht një hobi. Ai fillimisht bleu dy koshere shtesë, ndërsa më vonë, për shkak të rritjes së kërkesës në treg, Zvonimiri bleu edhe shtatë koshere më shumë, vetëm për të kuptuar më pas se ai ende nuk kishte numër të mjaftueshëm kosheresh për të filluar një biznes serioz të bletarisë.

Duke i falënderuar grantit nga USAID-i, Zvonimiri bleu 21 shoqëri të reja të  bletëve, 48 koshere, dhe pajisje shtesë për përpunimin dhe paketimin e mjaltit. Para marrjes së grantit, Euromedi prodhonte diku ndërmjet 300 e 400 kilogramë mjaltë në vit, 95% e së cilës u shit në tregun lokal, gjë e cila i mundësoi familjes së tij të fitojë diku ndërmjet 2,000 e 2,500 dollarë në vit.

Zvonimiri vlerëson se kompania e tij ka rritur prodhimin e mjaltës me 100 përqind, si rezultat i drejtpërdrejtë i grantit të marrur nga USAID-i. "Ky donacion më ka dhënë forcë për të ndjekur ëndrrën time të themelimit të një biznesi serioz të bletarisë," shpjegon ai. "Tani kam 45 shoqëri të bletëve, dhe kompania i mundëson familjes sime të fitojë rreth 650 dollarë në muaj." Në vjeshtë, ai planifikon të punësoj dhe trajnoj dy individë shtesë, meqenëse kërkesa në treg është shumë e lartë dhe se ai vazhdon të shesë gjithë sasinë që mund ta prodhojë. Prodhimet e Euromed-it blehen, pa dallim, nga serbët dhe shqiptarët.

Granti i pranuar nga USAID-i ishte në vlerë prej 13,000 dollarë.

 

Last updated: August 25, 2014

Share This Page