PROJEKTI I USAID-IT PËR QASJE TË MIKRO-NDËRMARRJEVE NDAJ TREGUT TË FURNIZIMEVE PUBLIKE

Data e fillimit: 18 prill 2012                                      
Data e përfundimit: 17 prill 2015
Buxheti i projektit (për kohëzgjatjen e projektit):  $575,000
Implementues: Qendra për komunikim civil 

Synimet

Ngritja e vetëdijes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) për mundësitë e ofruara nga tregu i furnizimeve publike; sigurimi i diturisë, aftësive dhe shkathësive për NVM-të, drejt pjesëmarrjes më të madhe në kontraktimet qeveritare; racionalizimi i procedurave administrative të furnizimeve publike të cilat e pengojnë pjesëmarrjen e NVM-ve në kontraktimet qeveritare.


Komponentet

  • Mbështetja e qasjes më të lehtë të NVM-ve ndaj tregut të furnizimeve publike, dhënia e kontributit ndaj zhvillimit të kapacitetit të NVM-ve, rritjes së tyre dhe krijimit të vendeve të punës.
  • Mënjanimi i pengesave të panevojshme të imponuara nga autoritetet e kontraktimit publik, si dhe ndërtimi i kapacitetit të NVM-ve për pjesëmarrje aktive në sistemin e furnizimeve publike.

Rezultatet/ndikimi i pritur

  • Të paktën 200 NVM nga rajonet në shënjestër do të futen në tregun e furnizimeve publike, pas furnizimit me informatat, diturinë, mjetet dhe aftësitë e nevojshme për përfshirje më të madhe në furnizimet publike.
  • Të paktën 100 autoritete kontraktuese nga komunat në shënjestër do të marrin masa aktive drejt sigurimit të qasjes më të lehtë të NVM-ve në tregun e furnizimeve publike.
  • Do të zhvillohet modeli për qasjen e NVM-ve ndaj furnizimeve publike dhe kjo përvojë do të këmbehet dhe përsëritet në rajonet tjera të vendit.
  • Të gjitha autoriteteve kontraktuese do t’i rekomandohen masa që duhen implementuar, për mundësimin e qasjes më të lehtë të NVM-ve ndaj tregut të furnizimeve publike. 

Informatat për kontakt

Kontakt në USAID:  Tatjana Markovska, AOR, tmarkovska@usaid.gov
Udhëheqës i projektit:  German Filkov, gfilkov@ccc.org.mk
Përgjegjës për informata:  Pavlinka Madzevska pmadzevska@ccc.org.mk

 

Last updated: December 17, 2013

Share This Page