PROJEKT I USAID-IT PËR AVANCIMIN E INVESTIMEVE DHE EKSPORTIT

Data e fillimit:  28 Dhjetor, 2010               
Data e përfundimit: 27 Dhjetor, 2014       
Buxheti i projektit:  $ 4.8 milionë             
Implementues: Booz Allen Hamilton Inc.

Qëllimet

Përmirësimi i politikave të klimës afariste me qëllim që të rriten investimet në sektorin privat dhe promovimi e rritja e eksportit të prodhimeve të Maqedonisë.


Komponentet

  • Përmirësimi i investimeve të huaja të drejtpërdrejta (IHD), investimeve vendore (IV) promovimi i eksportit dhe kujdesi për investitorët -  Përkrahja e zbatimit të Politikës industriale të Qeverisë së Maqedonisë për koordinim të avancuar ndër-ministror dhe avancim të investimeve të huaja të drejtpërdrejta, investimeve vendore dhe kujdesit për investitorët. Përkrahja e zbatimit të Strategjisë për avancimin e eksportit të qeverisë së Maqedonisë.
  • Avancimi i dialogut publik – privat (DPP) – Zhvillimi dhe institucionalizimi i mekanizmave më të forta të DPP përmes vendosjes së procedurave, ndjekjes së progresit të shënuar, dhe zgjerimi i përdorimit të aplikimeve elektronike për komunikim.

Rezultatet/Ndikimi

  • Në bashkëpunim me Ministrinë e ekonomisë, u zhvillua internet portal për Politikën industriale (www.konkurentnost.mk) i cili i jep sektorit afarist qasje në informacione për tërë përkrahjen që ofron qeveria në lidhje me zbatimin e Politikës industriale.
     
  • U ndihmuan 12 kompani nga Maqedonia në ndërtimin e kapacitetit të tyre dhe në zbatimin e aktiviteteve për zhvillimin e produkteve dhe tregut.
     
  • Përmes një sëre aktivitetesh për zhvillimin e biznesit të zbatuara bashkë me Agjencinë për investime të huaja dhe promovimin e eksportit (InvestMacedonia), 100 kompani nga Maqedonia morën pjesë në 15 evenimente për promovimin e eksportit.
     
  • U ndihmua Agjencia për investime të huaja dhe promovim të eksportit të avancojë IT infrastrukturën e saj si dhe sistemin për menaxhim të raporteve me klientët, përmes krijimit të portalit (http://www.investinmacedonia.com/)
     
  • U krijua udhërrëfyesi i pare për eksportin në Maqedoni, “Mësojmë për eksportin”, dhe në këtë temë u trajnuan 100 kompani lokale.
     
  • Me qëllim që të avancohet dialogu publik-privat në nivel nacional, në sajë të principeve të inklusivitetit, kompetencës dhe përfshirjes të të gjithë palëve të interesuara u ndihmua riformimi i Këshillit nacional për sipërmarrësi dhe konkurrencë, u mbi ndërtua internet platforma e Regjistrit unik nacional elektronik të rregullativit (ENER) (http://www.ener.gov.mk/), dhe u zhvillua një udhërrëfyes për krijimin e propozim politikave nga ana e sektorit privat që do të përdoret nga ana e krijuesve të politikave në odat ekonomike dhe asociacionet afariste.

Kontakt informatat

Kontakti në USAID:  Meri Cuculoska:  mcuculoska@usaid.gov
Drejtor i projektit:  Aleksandar Shahov:  aleksandarsahov@bah.com.mk
Përgjegjës për komunikime:  Natasha Stankovik: natasastankovik@bah.com.mk
Faqja e internetit:  www.ideas.org.mk

 

Last updated: December 17, 2013

Share This Page