TRAJNIMI I AUDITORËVE TË BRENDSHËM TË SEKTORIT PUBLIK TË MAQEDONISË (TABSP)

Data e fillimit:  1 tetor 2012                         
Data e përfundimit: 1 Maj 2014      
Buxheti i projektit (kohëzgjatja e projektit):          $208,578
Bashkë-financim plotësues nga Ministria e jashtme e Sllovenisë ($208,578), Ministria e financave e Maqedonisë ($19,796), si dhe Qendra e ekselencës financiare ($46,036)
Implementues: Qendra e ekselencës financiare (CEF) 

Synimet

Zhvillimi i profesionit të auditimit të brendshëm në Maqedoni, me qëllim të përmirësimit të menaxhmentit financiar publik dhe rritjes së llogaridhënies, transparencës dhe efikasitetit në sektorin publik.

TABSP është aprovuar përmes “Fondit për sfidat e donatorëve të porsashfaqur” të Departamentit të Shtetit, si projekt i posaçëm i përgatitur për intensifikimin e partneriteteve të ndihmës së jashtme të Shteteve të Bashkuara me qeveritë-donatore më të reja nga shtetet e Evropës qendrore dhe lindore. Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe Qeveria e Sllovenisë kanë lidhur partneritet për implementimin e TABSP-së në Maqedoni, duke i ndarë shpenzimet dhe përmes koordinimit të ngushtë për mbikëqyrjen e projektit.


Komponentët

  • Kurse të domosdoshme një-javore freskuese për bazat e kontabilitetit publik dhe auditimit të brendshëm.
  • Zhvillimi i të gjitha materialeve të kursit në gjuhën maqedonase, që pastaj do t’i jepen Ministrisë së financave.
  • Trajnimi i nëntë instruktorëve dhe tutorëve maqedonas për kursin, që pastaj do të kontraktohen për ligjërim gjatë kursit dhe do t’i japin studentëve orë mësimore individuale dhe konsultime.
  • Sigurimi i dy kurseve për auditim të brendshëm për maksimum 80 studentë. Me përfundimin e suksesshëm të kursit, studentët do të kualifikohen për marrjen e certifikatës.
  • Hartimi i planit të qëndrueshmërisë, për ta ndihmuar Ministrinë e financave në ndërmarrjen e kursit dhe vazhdimin e funksionimit të tij në mënyrë të pavarur.

 


Rezultatet e pritura/Ndikimi

  • Përmirësimi i menaxhimit në sektorin publik, si dhe rritja e llogaridhënies, transparencës dhe efikasitetit në sektorin publik të Maqedonisë.
  • Zhvillimi i plotë i materialit trajnues për auditorët e brendshëm në sektorin publik të Maqedonisë.
  • Trajnimi i maksimum nëntë instruktorëve të kursit për trajnim mbi auditimin e brendshëm.
  • Përfundimi i trajnimit mbarëpërfshirës një-vjeçar dhe programit certifikues për maksimum 80  auditorë të sektorit publik, që ju siguron kualifikim profesional për auditim të brendshëm në sektorin publik sipas standardeve ndërkombëtare dhe praktikave më të mira.
  • Zhvillimi dhe implementimi i strategjisë së qëndrueshmërisë, me të cilën do të sigurohet vazhdimi i  TABSP-it në kuadër të Ministrisë së financave, pas përfundimit të projektit.

Informatat për kontakt

Kontakt në USAID: Matthew Hutcherson, AOR, mhutcherson@usaid.gov
Menaxher i projektit:  Aleksandra Tekijashki, aleksandra.tekijaski@cef-see.org
Përgjegjës për informim:   Aleksandra Tekijashki, aleksandra.tekijaski@cef-see.org
Ueb-faqja: www.cef-see.org

Last updated: December 17, 2013

Share This Page