AUTORITETI KREDITOR PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME (AKZH NVM)

Data e fillimit:            1 shtator 2007                                               
Data e përfundimit:   1 shtator 2014
Kapaciteti i garantimit: $9 milionë në kredi
Implementues:  UNIBANKA dhe NLB Leasing

Synimet

Autoriteti kreditor për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është i pari i këtij lloji në Maqedoni, i cili ofron qasje ndaj kapitalit investues për kompanitë që dëshirojnë t'i zgjerojnë operacionet ose mundësitë tregtare. AKZH NVM e përmirëson qasjen ndaj kapitalit, që është pengesa kryesore për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të sektorit privat në Maqedoni.


Komponentet

Programi për garantimin e portfolios së kredive: Kapacitet shtatë-vjeçar në vlerë prej $9 milionë dollarëve, përmes të cilit USAID siguron 50% të një pjese të garancisë së nevojshme për shumën e kredisë, me çka ndahet rreziku me bankat-partnere. Përfshihet blanko-periudha prej dy viteve dhe kthimi maksimal i kredisë brenda 5 viteve.


Të arriturat/Ndikimi

Zhvillimi në bazë të eksportit pengohet nga percepcioni i keq i bankave për rrezikun e lidhur me kreditimin e NVM-ve, si dhe me kërkesat tejet të larta të cilat i imponojnë me qëllim të zvogëlimit të rrezikut të bankave. Përmes AKZH-së, USAID është duke e mobilizuar financimin privat për industritë në shënjestër, të cilat pranojnë mbështetje teknike. Rezultati afat-shkurtër do të jetë konkurrenca e shtuar dhe eksporti i vlerës së shtuar të NVM-ve. Rezultati afat-gjatë do të ndihmojë në krijimin e aftësisë kreditore të NVM-ve dhe demonstrimin e qëndrueshmërisë financiare të zinxhirëve furnizues industrialë në tregun lokal. Deri tani, dy institucionet financiare kanë dhënë mbi 106 kredi për 56 kompani në sektorë të ndryshëm, ku shuma totale tejkalon $6,800,000.


Informatat për kontakt

Kontakt në USAID: Margareta Lipkovska Atanasov, COR mlipkovska@usaid.gov
Marija Tanasoska, NLB Leasing marija.tanasoska@nlblizing.com.mk
Biljana Trpkoska, UNIBanka biljana.trpkoska@unibank.com.mk

Last updated: December 17, 2013

Share This Page