PROJEKTI PËR QEVERISJE TRANSPARENTE

Data e fillimit: 1 shtator 2009           
Data e përfundimit:  
28/02/2013    
Buxheti i projektit:    $ 350,000
Implementues: Fondacioni “OJQ Info Qendra” në partneritet me Qendrën për komunikim qytetar (QKQ) nga Shkupi dhe Organizata humanitare arsimore “EHO” nga Shtipi.

Synimet

Zhvillimi i praktikave për punë më transparente, llogaridhënëse dhe përgjegjëse nga pushtetet lokale, inkurajimi i përfshirjes së qytetarëve në vendim-marrjen në pushtet lokal, si dhe këmbimi i praktikave të mira mes pushteteve lokale në Maqedoni dhe jashtë vendit. Projekti e synon zvogëlimin e nivelit të korrupsionit në bashkësitë lokale dhe rritjen e besimit të qytetarëve dhe bizneseve në pushtetet lokale.


Komponentet

  • Faza pilot (2009-2010) – Përkrahja e pilot-komunave (Shtipi, Sv.Nikolla, Strumica dhe Vinica) në Maqedoninë lindore
  • Faza e shumimit të përfitimeve (2011) – Përkrahja e komunave në Shkup (Gazi Babë, Petrovec, Çuçer-Sandevë dhe Haraçinë) dhe Maqedoni perëndimore (Kumanovë, Tetovë, Kerçov, Dibër dhe Ohër)
  • Faza e këmbimit të përvojës (2012) – Këmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira mes palëve të përfshira në Maqedoni dhe shtetet e rajonit

Të arriturat/Ndikimi

Në pilot-komunat, projekti ka realizuar hulumtim të praktikave aktuale të pjesëmarrjes së qytetarëve, OJQ-ve dhe bizneseve në procesin e vendim-marrjes, kënaqësinë me shërbimet e ofruara nga komuna, si dhe dobësitë e lidhura me transparencën, efikasitetin dhe llogaridhënien. Në bazë të rezultateve është siguruar edhe trajnimi për administratat lokale dhe janë përgatitur rekomandime për përmirësim. Janë hapur Qendrat qytetare për përmirësimin e pushtetit lokal me qëllim që të pranohen ankesat, idetë dhe sugjerimet e qytetarëve për përmirësimin e punës së administratave lokale. 

Pilot-komunat tani i këmbejnë praktikat më të mira dhe përvojat mes vete, me qëllim të përmirësimit të komunikimeve të brendshme dhe bashkëpunimit brenda sektorëve të administratës lokale, si dhe përfshirjes së qytetarëve në procesin e planifikimit buxhetor. Pilot-komunat kanë mbajtur debate publike për nivelin e llogaridhënies së pushteteve lokale në vitin e parë të mandatit, si dhe për përfitimet nga realizimi i rekomandimeve.

Është publikuar edhe “Libri i praktikave dhe rekomandimeve” për aktivitetet e pilot-komunave, duke e përfshirë kornizën legjislative, krijimin e politikave lokale dhe shembujt pozitivë lidhur me transparencën, llogaridhënien, përgjegjësinë dhe pjesëmarrjen e qytetarëve. Ky libër dhe përvojat tjera nga pilot-komunat do të këmbehen me komunat në shënjestër në Maqedoninë perëndimore dhe Qytetin e Shkupit gjatë vitit 2011 dhe 2012.


Qëndrueshmëria/Trashëgimia

  • Krijimi i mekanizmave dhe praktikave të mira komunale për menaxhimin publik dhe përfshirje të qytetarëve në vendim-marrje
  • Efikasiteti i shtuar i punës së pushteteve lokale, si dhe pjesëmarrja e shtuar e qytetarëve në procesin e politik-bërjes dhe vendim-marrjes në nivel lokal
  • Zvogëlimi i nivelit të korrupsionit në pushtetin lokal
  • Rritja e besimit të qytetarëve dhe bizneseve në pushtetet lokale

Informatat për kontakt

Kontakt në USAID: Melita Cokrevska, AOR:  mcokrevska@usaid.gov
Udhëheqëse e programit: Biljana Bejkova: bbejkova@nvoinfocentar.org.mk
Nëpunësi i informata: German Filkov: gfilkov@ccc.org.mk
Ueb-faqja: www.nvoinfocentar.org.mk    

 

Last updated: December 02, 2013

Share This Page