PROGRAM I USAID-IT PËR PËRFORCIMIN E MEDIAVE TË PAVARURA NË MAQEDONI, PROJEKT: MEDIA TË PËRGJEGJSHME DHE REFORMA LEGJISLATIVE NË FUSHËN E MEDIAVE

Data e fillimit: 19 nëntor 2012    
Data e përfundimit: 19 nëntor 
Buxheti i projektit: $ 488,268
Implementues: Qendra për zhvillimin e mediave (QZHM) 

Qëllimet

Qëllimi i Programit është rritja e legjitimitetit të mediave dhe përforcimi i lirisë të së shprehurit nëpërmjet fuqizimit të gazetarëve për uljen e cenueshmërisë nga kërcënimet politike, ekonomike dhe ligjore. Programi përbëhet nga tri projekte: 

  1. Shërbimi për verifikimin e fakteve në media
  2. Gazetari hulumtuese dhe bashkëpunim mes mediave dhe shoqërisë civile
  3. Media të përgjegjshme dhe reforma legjislative në fushën e mediave

Projekti 3

Projekti për media të përgjegjshme dhe reforma legjislative në fushën e mediave ka për qëllim të promovojë zbatimin e reformave ligjore të cilat do të shpien deri te krijimi i mjedisit të qëndrueshëm mediatik. Projekti do të inkurajojë zbatim të plotë të ligjeve dhe rregulloreve të miratuara të cilat kanë të bëjnë me mediat në Maqedoni. Projekti fokusohet në cilësinë e ligjeve dhe mundëson mjete për avokim dhe lobim për ndryshimin e ligjeve me qëllim harmonizimin e tyre me standardet ndërkombëtare në fushën e lirisë të së shprehurit.


Rezultatet e pritura/Ndikimi

  • Do të themelohet një sistem për monitorimin dhe raportimin e rregullt mbi zbatimin e kornizës ligjore. Do të ndryshohet korniza ligjore në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare. Do të përdoren ligjet dhe strategjitë relevante.
  • Do të themelohet shoqatë e mediave të reja, e cila do t’i përfshijë bllogerët, portalet dhe mediat sociale. Me shndërrimin e mediave të reja në burim kyç të informatave në shoqëri, komponenti do të sigurojë një platformë për zhvillim të qëndrueshëm të iniciativave për themelimin e mediave të reja, me theks të veçantë në bartjen e njohurive dhe zhvillim të biznes-modeleve të cilat do ta përmirësojnë qëndrueshmërinë e mediave të reja, kyçjen e qytetarëve në krijimin e përmbajtjeve dhe promovimin e aktivizmit dixhital.

Informata për kontakt

Personi për kontakt në USAID: Slagjana Sërbinoska, AOP ssrbinoska@usaid.gov
Drejtor i projektit: Jasna Andonovska, jasna@mdc.org.mk
Zyrtar për marrëdhënie me publikun:   Dejan Georgievski, dejan@mdc.org.mk

Last updated: December 02, 2013

Share This Page