PROGRAMI PËR PËRFORCIMIN E MEDIAVE TË PAVARURA NË MAQEDONI (PMPM) PROJEKTI: SHËRBIMI PËR VERIFIKIMIN E FAKTEVE NË MEDIA

Data e fillimit:  10 tetor 2012
Data e përfundimit: 10 prill 2015 
Buxheti i projektit:  198,089 dollarë amerikanë
Implementues:  Metamorfozis, Fondacion për internet dhe shoqëri.

Qëllimet

Qëllimi i përgjithshëm i Programit për PMPM është të rritet legjitimiteti i mediave dhe të përforcohet liria e të shprehurit duke u mundësuar gazetarëve ta zvogëlojnë dobësinë e tyre ndaj kanosjeve politike, ekonomike dhe ligjore. Programi ka tre projekte:

  1. Shërbimi për verifikimin e fakteve në media
  2. Gazetaria hulumtuese dhe bashkëpunimi ndërmjet mediave dhe shoqërisë civile
  3. Reforma e legjislacionit për media dhe mediat e përgjegjshme

Projekti 1

Shërbimi për verifikimin e fakteve në media ka për qëllim t’u mundësojë qytetarëve të Maqedonisë të kërkojnë përgjegjësi nga mediumet, si dhe t’u ndihmojë gazetarëve në zbatimin e standardeve të tyre profesionale, duke siguruar vegla onlajn dhe resurse për edukim dhe ngritje të vetëdijes publike. Projekti e ka krijuar Shërbimin onlajn për verifikimin e fakteve në media, që ka për qëllim rritjen e kërkesës së qytetarëve për lajme objektive dhe informata të bazuara në fakte dhe në standardet profesionale gazetareske.


Rezultatet/ndikimi i pritur

Shërbimi për verifikimin e fakteve në media ofron analiza profesionale të përmbajtjeve mediatike dhe arsim të publikut nëpërmjet punës së një ekipi të gazetarëve, ekspertëve relevantë, si dhe kolumnistëve dhe bloguesve që janë angazhuar nga projekti. Organizatat relevante të shoqërisë civile ofrojnë një fokusim të veçantë për artikujt që i mbulojnë çështjet e të drejtave të njeriut. Gazetarët bëjnë recensione dhe vlerësime të saktësisë dhe të vërtetësisë së informatave të publikuara, duke u bazuar në burimet që janë në dispozicion, ndërsa Shërbimi i kyç edhe qytetarët në debatin publik nëpërmjet rrjeteve sociale.


Informatat për kontakt

Kontakti në USAID: Slagjana Sërbinoska, AOR ssrbinoska@usaid.gov
Udhëheqësi e programit:   Filip Stojanovski filip@metamorphosis.org.mk
Nëpunësi i informative:  Vlladimir Petreski, vladimir@metamorphosis.org.mk

Last updated: December 02, 2013

Share This Page