Përforcimi i medieve të pavarura në Maqedoni (PMPM) Komponenti: Gazetaria hulumtuese dhe bashkëpunimi mes shoqërisë civile dhe mediave

Data e fillimit:  20 Dhjetor 2012
Kohëzgjatja:  17 Qershor 2015
Buxheti i paraparë i projektit (kohëzgjatja e projektit): $ 412,984          
Implementues:  Rrjeti ballkanik i gazetarisë hulumtuese (Balkan Investigative Network Reporting, BIRN)

 

 

 

Synimet

Synimi i përgjithshëm i Projektit PMPM është rritja e legjitimitetit të medieve dhe përforcimi i lirisë së shprehjes, përmes fuqizimit të gazetarëve për zvogëlimin e lëndueshmërisë së tyre ndaj frikësimit politik, ekonomik dhe ligjor. Projekti ka tre komponentë:

  1. Shërbimi për kontrollimin e fakteve të medieve
  2. Gazetaria hulumtuese dhe bashkëpunimi mes shoqërisë civile dhe mediave
  3. Reforma e kornizës legjislative të medieve dhe mediet përgjegjëse

Komponenti 2

Komponenti i PMPM-së për përforcimin e bashkëpunimit mes organizatave të shoqërisë civile dhe medieve, si dhe përforcimin e gazetarisë hulumtuese e synon tejkalimin e mungesës së ndërlidhjeve mes gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile (OShC) për çështjet me interes publik. Komponenti krijon marrëdhënie partneriteti mes medieve dhe OShC-ve që do të mundësojnë bashkëpunim afatgjatë, duke i siguruar publikut informata më të mira dhe më përmbajtësore, si bazë për vendim-marrje të informuar. 


Rezultatet e pritura/Ndikimi

  • Puna e OShC-ve do të bëhet më e dukshme në media, ndërkohë që do të rritet legjitimiteti i medieve, me sigurimin e më tepër informatave për publikun. Do të sigurohet definimi më i qartë i linjave të komunikimit mes medieve dhe OShC-ve. Duke funksionuar si burime faktike, OShC-të do t’i pajisin gazetarët me informata të interesit publik, duke e ndihmuar krijimin e gazetarisë profesionale, të bazuar në fakte, objektive dhe profesionale.  
  • Aftësitë, dituria dhe kapaciteti i gazetarëve do të përmirësohet me veglat e reja, mentorimin, udhëzimin dhe me burime të reja financiare për raportim hulumtues. Gazetarët do të kenë mundësi për publikimin e raporteve hulumtuese në ueb-faqet ekzistuese dhe të besueshme, t’i prezantojnë ato në TV ose t’i publikojnë në mediet e shtypura.

Informatat për kontakt

Kontakt në USAID: Slagjana Srbinoska, AOR ssrbinoska@usaid.gov
Menaxher i projektit: Darko Duridanski, darko.duridanski@birn.eu.com
Përgjegjës për informim:  Riste Zmejkovski, riste.zmejkoski@birn.eu.com

 

Last updated: November 29, 2013

Share This Page