Projekti për strategji komunale për ndryshimet klimatike (SKNK)

Data e fillimit: Shtator 2012
Kohëzgjatja:  24 muaj  
Buxheti i projektit: $1,500,000
Implementues: Milieukontakt Maqedoni

Synimet

Përforcimi i shoqërisë civile dhe ngritja e vetëdijes, nxitja e aktivizmit dhe fuqizimi i qëndrueshmërisë lokale ndaj ndyshimeve globale klimatike.


Komponentët

  • Axhenda e gjelbër – Angazhimi i palëve të kyçura në procesin përfshirës, të disajnuar për zhvillimin e strategjive të bazuara në konsensus dhe plane aksionare me të cilat trajtohet adaptimi ndaj ndryshimeve klimatike dhe parandalimi i efekteve të tyre.
  • Pilot-projektet/Veprimet urgjente – Planifikimi dhe implementimi i pilot-projekteve dhe veprimeve urgjente që e përforcojnë adaptimin e palëve të kyçura ndaj ndryshimeve klimatike, si dhe parandalimin e efekteve të këtyre ndryshimeve, njëherazi duke e nxitur pjesëmarrjen e palëve.
  • Krijimi i kapaciteteve – Sigurimi i aftësive dhe njohurive të nevojshme për pjesëmarrësit, për ta rritur qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike dhe për ta përforcuar aftësinë e tyre për angazhim në përfaqësimin qytetar.  

Rezultatet e pritura/Ndikimi

  • Do të përgatiten dhe implementohen katër deri në tetë strategji komunale për ndryshime klimatike, si dhe plane aksionare
  • Do të ngritet vetëdija publike për ndryshimet klimatike
  • Do të merren masa për parandalimin e efekteve të ndryshimeve klimatike
  • Do të merren masa për adaptim ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike
  • Do të rritet aftësia dhe gatishmëria e pjesëmarrësve për aktivizim qytetar dhe përfaqësim
  • Bashkëpunimi dhe ndërlidhja më e madhe e organizatave të shoqërisë civile, qytetarëve, komunave dhe sektorit privat

Informatat për kontakt

Kontakt në USAID:  Jennifer Connolly, AOR, jconnolly@usaid.gov
Menaxher i projektit:  Igor Slavkoski, igor@mkm.mk
Nëpunës i informative:  Darko Leshoski, darko@mkm.mk

 

Last updated: December 02, 2013

Share This Page