PROJEKTI PËR SHOQËRI CIVILE

Data e fillimit:  27 shkurt 2012
Data e përfundimit :  31 gusht 2014
Buxheti i projektit:  $2,540,000
Implementues:  Fondacioni Shoqëria e hapur – Maqedoni (FShHM) në partneritet me katër ogranizata të shoqërisë civile lokale (OshC): Forumi rinor arsimor, Forum – Qendra për hulumtime strategjike dhe dokumentim, Qendra për komunikim qytetar dhe Reactor – Hulumtimi në veprim.

Synimet

Projekti për shoqëri civile (PShC) e synon fuqizimin e qytetarëve të Maqedonisë për kërkim të llogaridhënies nga qeveria. Projekti e synon trajtimin e dobësive të OshC-ve, përfshirë edhe dobësitë që i kanë në drejtim të përfshirjes së mbështetësve në terren, mungesën e koaliconeve efektive me të cilat mund ta përforcojnë pozitën, si dhe paaftësinë e tyre për trajtimin e çështjeve që shfaqen si sfida. Kjo do të arrihet përmes: 1) krijimit të përkrahjes nga qytetarët dhe inkurajimit të aktivizimit dhe pjesëmarrjes qytetare, 2) fuqizimit të OShC-ve për ushtrimin e mbikëqyrjes së qeverisë dhe përfaqësimit për politikat publike, si dhe 3) krijimit të rrjeteve dhe platformave për mobilizim, bashkëpunim dhe solidaritet më të madh të organizatave të shoqërisë civile.


Komponentet

  1. Component A: Aktivizimi dhe pjesëmarrja qytetare - fuqizimin e qytetarëve dhe rinisë për identifikimin e mënyrave që të angazhohen në mjediset e tyre. PShC do të krijojë aktivizëm dhe ndikim të qëndrueshëm përmes mënyrave të cekura në vijim a) krijimi i Shkollës për qytetarë aktivë që do të lidhë shkollimin qytetarë me shërbime të angazhimit në mësim, shërbime vullnetare dhe on-line; b) shfrytëzimi i mediave të reja që i pasqyrojnë format e angazhimit të padukshëm; dhe c)zgjerimi i aksioneve në terren përmes sigurimit të mbështetjes teknike dhe granteve për aktivizim:
  2. Component B: Mbikëqyrja dhe përfaqësimi nxitjen e organizatave të vërteta qytetare t’i trajtojnë çështjet kritike dhe të ushtrojnë presion mbi qeverinë për ndërmarrjen e reformave demokratike. Projekti do të fuqizon OShC-të për realizimin e mbikëqyrjes së qeverisë, si dhe përfaqësimin e politikave publike përmes a) bursave hulumtuese dhe trajnimeve; b) grante për OshC-të për angazhim në mbikëqyrjen e qeverisë dhe aktivitetet e hulumtimit dhe mbikëqyrjes në fushat në shënjestër; dhe c) aktivitete për mobilizim të OshC-ve në hartimin dhe zbatimin të strategjive për përfaqësim dhe krijimin e marrëdhënieve politik-bërrësve. 
  3.  Component C: Bashkëpunimi dhe mobilizimi i OshC-ve do të promovohet përmes përkrahjes së veprimeve të organizuara në bashkëpunim me partneritetet dhe rrjetet, forumet e këmbimit të përvojave, diskutimet për problemet e përbashkëta, zgjidhjet e mundshme si dhe aktivitete te ardhshme. Aktivitetet do të përfshijnë

a)      klinika PShC që do të shërbejë si mjet për angazhim në dialogun sistematik dhe të vazhdueshëm me OShC-të dhe grupet joformale;
b) forumet civile që do t’i bashkojnë aktorët e orientuar drejt reformave, të cilët do t’i diskutojnë çështjet aktuale dhe do të propozojnë veprime të përbashkëta të përfaqësimit të orientuara drejt reformave demokratike;
c) skema e granteve për përkrahjen e aksioneve të përbashkëta të partneriteteve dhe rrjeteve, të cilat i nxisin aktorët e shoqërisë civile drejt sigurimit të solidaritetit dhe angazhimit ndaj çështjeve të paralajmëruara; dhe
d) Ueb-platforma e OshC-ve e cila do të jep qasje ndaj informatave mbi aktivitetet e OShC-ve, kontaktet e OShC-ve me organizatat tjera, do t’i promovojë ngjarjet e OShC-ve dhe do të ofrojë forum për diskutim në temat e ndryshme.


Rezultatet/Ndikimi i pritur

Në vitin e parë, PShC-ja ka ndihmuar dhjetë OshC të zmadhojnë kapacitetin për angazhim në iniciativat shoqërore për angazhim të qytetarëve në përfaqësimin shoqëror.  Ka mobilizuar 12 OshC plotësuese në ushtirimin dhe përkrahje në baza kërkimore për reforma demokratike që shqyrtojnë çështje në sfera të gjëra, siq janë monitorimi gjyqësor i pavarur, roli i transmetuesit kombëtar, barazi gjinore, korrupsioni, prokurimi publik dhe diskriminimi. Projekti ka përkrahur partneritetin e katër OshC-ve për të punuar sëbashku në aktivitete që kanë të bëjnë me rininë, luftën kundër urisë dhe varfërisë dhe përfaqësimin e pakicave etnike në nivel lokal.

Që të ndihmon rininë në trajtimin e çështjeve me interes për ta, PShC-ja ka trajnuar më shumë se 300 të rinj nëpër Maqedoninë për lirinë e shoqërive, politikën rinore, nismat qytetare, arsyetime bindëse dhe përdorimi i mediave të reja. Pas trajnimit për aktivizëm rinor dhe përdorimin e instrumenteve të reja në media, 700 të rinj në mënyrë aktive ishin pjesëmarrës në shtatë ngjarje lokale nëpër vend.

PShC-ja mblodhi në një vend përfaqësues të qeverisë, anëtarë të parlamentit dhe ekspert lokal dhe ndërkombëtar për të diskutuar sfidat për pranim në Bashkimin Evropian, poashtu dhe zhvillimin lokal dhe regjional.  Aktivitete të tilla krijuan përdorim të gjërë të mediave online dhe emitim në të gjallë për të përfshirë audiencën e përgjithshme. 


Informatat për kontakt

Kontakt në USAID: Melita Cokrevska, AOTR, mcokrevska@usaid.gov
Drejtori i projektit:  Sunchica Kostovska-Petrovska, skost@soros.org.mk
Nëpunësi i informative:  Adrijana Lavchiska, atrend@soros.org.mk 
Ueb-faqja:  www.soros.org.mk

 

Last updated: November 19, 2013

Share This Page