Flag of Kosovo

Puna Jonë

Language: English | Serbian | Shqip

 

RRITJA EKONOMIKE

Kosova, përmes ndihmës së USAID-it , ka bërë progres të konsiderueshëm në ndërtimin e ministrive kyçe dhe trupave qeveritar kyç, që tani janë të etabluara mirë dhe kanë themele të forta. Megjithatë, përkundër përparimeve, Kosova ende mbetet ekonomia më e varfër në regjion dhe ballafaqohet me nivel të lartë të varfërisë, papunësi të madhe, dhe varësi të tepruar nga importet.

USAID-i është duke ndihmuar Kosovën në adresimin e këtyre çështjeve duke punuar në programe të cilat promovojnë diversifikimin e ekonomisë dhe rritjen e kontributiti të sektorit privat në zhvillimin ekonomik. Vendim-marrësit Kosovar gjithnjë e më tepër kuptojnë se “nuk janë qeveritë ato që krijojnë rritjen ekonomike - ato krijojnë ambientin për një rritje të tillë,” dhe se ekonomia e diversifikuar në tandem me zhvendosjen e theksit nga kontributi i sektori publik në kontributin e atij privat, mundëson një zhvillim ekonomik më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm. Kjo gjë i ofron USAID-it shansin që të promovoj dhe mbështes programe të cilat rrisin kapacitetin për qeverisje të shëndoshë në fushën e gjithmbarshme të ekonomisë, jo vetëm përmes implementimit më të mirë të reformave por edhe duke përmirësuar menaxhimin finaciar publik, rritur çasjen në kredi, tërhequr investime të huaja, dhe rritur pjesëmarrjen e sektorit privat në ndërtimin e infrastrukturës publike dhe ofrimin e shërbimeve publike.         

Mbështetja direkte e USAID-it për sektorin privat do të vë në shënjestër sektorët kyç të cilët kanë potencialin më të madh për krijim të vendeve të punës si dhe rritje të shitjeve dhe eksportit. Meqenëse popullata e Kosovës është në masën më të madhe rurale (60%), USAID-i do të vazhdojë me angazhimin e tij në sektorin e bujqësisë, duke u fokusuar në rritjen e vëllimit dhe prodhimtarisë tek kulturat bujqësore me vlerë të lartë.

 

SUNDIMI I LIGJIT DHE QEVERISJA

Në vitin 1999 Kosova ishte një vend i sapo dalë nga lufta, me shkatërrime dhe pa institucione. Në 14 vitet e fundit vendi ka arritur shumë suksese në rrugën e tij drejt shtetësisë. Ka zhvilluar institucione, ndërmarrë reforma të domosdoshme institucionale, dhe ka kaluar nëpër procesin e decentralizimit. Përkundër të gjitha këtyre arritjeve, pavarësia e gjyqësorit dhe sundimi i ligjit mbeten të dobët. Inefiqencat e vazhdueshme në sistem pamundësojnë degën e gjyqësorit në luajtjen e rolit të saj të kundërpeshës degës së fuqishe ektekutive. Antarët e legjislaturës nacionale (Kuvendi i Kosovës) kanë autonomi të limituar, dhe fusha e gjithmbarshme politike mbetet e dominuar nga dega ekzekutive dhe krerët e partive politike.   

Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të udhëheq dhe zbatoj reforma të cilat do të shpiejnë drejt një sistemi gjyqësor transparent, të pavarur, dhe llogaridhënës. Kjo i ka hapur USAID-it një mundësi që të angazhohet në dialogun e politikave zhvillimore rreth çështjeve kyçe të reformave, dhe të fokusoj asistencën e mirëseardhur në forcimin e zbatimit të ligjeve, mbikqyrjes, menaxhmentit, dhe shkathtësive profesionale të rritura. Shanse të tilla ekzistojnë brenda Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), dhe Institutit Gjyqësor të Kosovës (IGjK), por edhe tek vetë gjyqet. Megjithëse ekzistojnë një sërë mundësish për reformë ligjore, ligji i tregtisë, e drejta pronësore, dhe mekanizmat e zgjidhjes alternative të kontesteve (ZAK), do të kenë vëmendjen e veçantë të USAID-it, meqë ato së bashku përbëjnë hallkën e cila lidhë reformat e nevojshme për t’i dhënë shtytje zhvillimit ekonomik.

Në të njejtën kohë, ekziston edhe mundësia e forcimit të njësive kyçe brenda Kuvendit të Kosovës dhe Asambleve Komunale, të cilat aktualisht janë të dobëta, sidomos nga aspekti i mbikqyrjes. Fushat kyçe të asistencës përqëndrohen në rritjen e aftësisë së këtyre trupave për të komunikuar me qyetarët dhe për t’u përgjegjur ndaj ndaj brengave që ata shprehin. Krahas kësaj, mbështetja e shprehur nga ana e Qeverisë Qendrore për decentralizimin paraqet themelin për mbështetjen e USAID-it forcimit të administratave komunale në avancimin e tyre drejt një niveli më të lartë të llogaridhënjes, sidomos në fushat e menaxhimit financiar dhe zhvillimit të të hyrave vetanake.     

       

ARSIMI

USAID-i është angazhuar në sistemin arsimor të Kosovës përgjatë gjithë periudhës 14 vjeçare të veprimtarisë së tij asistuese në Kosovë. Ndihma fillestare e ofruar u përqëndrua në rritjen e çasjes në arsim përmes përmirësimit të infrastrukturës (ndërtimit dhe meremetimit) së shkollave anembanë Kosovës. Kjo fazë më tutje u pasua nga përpjekjet reformative që vunë në shënjestër arsimin e nivelit fillor (klasët 1-5) dhe të atij të mesëm të ulët (klasët 6-9). Në përputhje me politikat Qeveritare të decentralizimit, mbështetja u fokusua në ndërtimin e kapaciteteve të Departamenteve Komunale të Arsimit për të menaxhuar sistemin e arsimit ne nivelin lokal. Fushat me interes të veçantë janë ato të përmirësimit të aftësive të leximit për klasët e ulta të arsimit fillor dhe ofrimit të kurseve kualitative nga lëndët e matematikës, ato shkencore dhe të teknologjisë. Fusha me nevoja kritike ka ende, përfshirë këtu edhe adresimin e dukurisë së ndërprerjes së shkollimit në nivelet e ulëta dhe ato mesme, si dhe përmirësimin e mëtutjeshëlm të aftësive të mësimdhënjes dhe menxhimit nëpër shkolla.           

Sa i përket nivelit terciar, kurikula universitare aktuale – në veçanti në Universitetin e Prishtinës, institucionin më madhor të arsimit të lartë në vend – nuk është modernizuar dhe është e kualitetit të dobët, duke patur si pasojë një numër të madh të të diplomuarve të paisur me dijeni të pamjaftueshme për t’iu përgjegjur kërkesave aktuale të tregut të punës. Në mënyre që së paku pjesërisht t’i përgjigjet kërkesës ekzistuese për fuqi punëtore me shkathtësi të lartë, USAID-i ka siguruar bursa, kryesisht të nivelit Master dhe atë në sektorët e shënjestruar, që janë në përputhje me objektivat zhvillimore të USAID-it.

 

Last updated: July 11, 2014

Share This Page