USAID prezantoi shpërblimet “Junior Oscars” për film-bërësit e rinj kosovar

Film-bërësit e rinj pranuan me krenari shpërblimet
USAID Director Maureen A. Shauket presented the "Junior Oscars" to one of the winning students
Xheraldina Cernobregu
Film-bërësit e rinj pranuan me krenari shpërblimet

For Immediate Release

Monday, December 9, 2013
Xheraldina Cernobregu

 

Drejtoresha e misionit të USAID Maureen A. Shauket prezantoi shpërblimet “Junior Oscars” për film-bërësit e rinj kosovar në ceremonin e mbajtur me 6 dhjetor 2013. Gara e tretë e “Junior Oscars” që organizohet çdo vit, është zhvilluar midis 50 shkollave konkurrente nga Kosova. Ceremonia e sotme e ndarjes së çmimeve mblodhi 200 nxënës në Teatrin ODA. Gjatë ceremonisë u shfaqën filmat fitues.

Programi i USAID-it për Arsim Themelor (Basic Education Program) sponzoron këtë garë vjetore për të inkurajuar kreativitetin e nxënësve, inovacionin, punën ekipore dhe përdorimin e teknologjisë. Temat e këtij viti përfshinë diversitetin, miqësinë, komunitetin, ëndrrat, muzikën dhe sinqeritetin. 50 shkolla morën pjesë në këtë garë. Filmat fitues, të metrazhit rreth 10 minutësh secili, u shfaqën gjatë festivalit ndërkombëtar për film dhe teatër “Skena Up,”.

Fituesit nga klasat 6-9 janë:

Filmi më i mirë në gjuhë angleze - “Fifteen” (Pesëmbëdhjetë) nga shkolla “Emin Duraku” në Kacanik

Filmi më i mirë dokumentar – “E ardhmja e gjelbër” (The Green Future) nga “Shkolla e Gjelbër” në Prishtinë

Tregimi më i mirë - “PSE” (Why) nga shkolla “Shaban Jashari” në Skënderaj

Filmi më i mirë i animuar i punuar me programin ALICE - “Technology”, (Teknologjia) nga shkolla “Naim Frashëri” në Prishtinë

Muzika më e mire në film - “Captain Morgan’s Restaurant” (Restauranti i Kapitenit Morgan) nga shkolla “Edith Durham” në Suharekë

 

Last updated: November 12, 2014

Share This Page