Ambasadorja e SHBA-së inauguroi Gjykatën e renovuar të Gllogovcit

Ambasadorja e SHBA-së inauguroi Gjykatën
Xhejkobson (në mes) dhe udhëheqësit e gjyqësorit në Kosovë presin shiritin
Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë

For Immediate Release

Thursday, December 19, 2013
Xheraldina Cernobregu

Sot, Ambasadorja e SHBA-së Tracey Ann Jacobson iu bashkua udhëheqësve tëe gjyqësorit të Kosovës në inaugurimin e degës së renovuar të Gjykatës Themelore të Prishtinës në Gllogoc, ndërtesë kjo e 21 me radhë  e cila është renovuar bashkërisht nga qeveritë e Kosovës, Shteteve të Bashkuara dhe Norvegjisë.

Ceremonia e inaugurimit të gjykatës së Gllogovcit filloi me prerjen e shiritit që u vijua nga diskutime në panel rreth rolit të gjykatave në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Duke iu drejtuar një audience të përbërë përfaqësues nga sektori i drejtësisë, shoqëria civile dhe përfaqësuesit e medieve, Ambasadorja Jacobson theksoi se gjyqësori i fuqishëm përforcon vlerat demokratike.

"Shoqëritë demokratike rriten dhe zhvillohen të mbështetura në sundimin e ligjit dhe gjykatat janë krijim i atyre që kërkojnë t’ju shërbejnë interesave të të gjithë qytetarëve.  Cilësia e një gjykate matet jo nga aftësia për t’iu shërbyer ekskluzivisht interesave të qeverisë, por nga besimi që kanë njerëzit se vendimet e asaj gjykate janë të paanshme dhe të drejta," tha Ambasadorja Jacobson.

Objekti i saporenovuar i gjykatës së Gllogovcit është i njëjtë sikurse objektet e renovuara të të gjitha gjykatave model anekënd Kosovës, që mundëson ofrim të shërbimeve të hapura, efikase dhe qasje për të gjithë. Renovimi i gjykatës u realizua nga Programi i USAID-it për Sundimin Efektiv të Ligjit (EROL) të USAID-it.  

Last updated: October 20, 2014

Share This Page