Vazhdon forcimi i gjykatave dhe i qasjes në drejtësi në Kosovë

USAID përkrah sforcimin e gjykatave dhe qasjes në drejtësi në Kosovë
Drejtorja e USAID-it për Kosovë Maureen A. Shauket (mes) së bashku me përfaqësuesit e gjyqësorit në ceremonin e prerjes së shiritit
Nazmije Bajrami, USAID

For Immediate Release

Friday, January 10, 2014
Xheraldina Cernobregu

Me 9 janar 2014, në Degën e Gjykatës në Viti u mbajt kremtimi për inaugurimin e objektit të renovuar të gjykatës. Renovimi i gjykatës u mbështet nga USAID-i në bashkëpunim me Ministrinë Norvegjeze për Punë të Jashtme dhe me Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK). Në ceremoni morën pjesë drejtoresha e misionit të USAID-it Maureen A. Shauket, përfaqësuesi i KGJK-së Agim Maliqi dhe kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit Zyhdi Haziri.

Renovimi i objektit të gjykatës është në përputhje me ndryshimet që janë bërë në 22 objekte të tjera të gjykatave përmes iniciativës së USAID-it për Gjykata Model. Tiparet e reja arkitekturale të objektit të gjykatës janë dizajnuar për të promovuar transparencën dhe efikasitetin – dy standarde kyçe të administrimit të gjykatave modele. Objekti i gjykatës përfshinë zyrat e regjistrimit të orientuara kah shërbimet, sallat e renovuara të gjykimit dhe një hapësirë të përmirësuar për publikun e cila përmban shenjëzimin e duhur dhe ku vihen në dispozicion informatat për orarin e gjykatës.   

“Objekti i Degës së Gjykatës në Viti është transformuar plotësisht” tha Zyhdi Haziri, kryetar i Gjykatës Themelore të Gjilanit. “Përmirësimet fizike të saj pasqyrojnë standardet më të avancuara ndërkombëtare për funksionim të hapur dhe me qasje të gjykatës, që bashkë me shërbimin transparent dhe efikas të stafit të gjykatës, do të rrisin besimin e qytetarëve në gjyqësorin e Kosovës.”

Programi katërvjeçar i USAID-it për Sundimin Efektiv të Ligjit që implementohet nga Checchi and Company Consulting Inc. ka filluar në mars të vitit 2011 për të ndihmuar në ndërtimin e një sistemi të drejtësisë më efektiv dhe të pavarur në Kosovë.  Ai ka zëvendësuar Programin për Mbështetje të Drejtësisë (JSP) që ka kryer renovimin e dhjetë objekteve të gjykatave.  USAID-i ka ofruar përkrahje ekonomike dhe humanitare në tërë botën për më shumë se 50 vjet. 

Last updated: May 20, 2014

Share This Page