Nxënësit e Kopshtit të Fëmijëve në Bajë të Pejës Tani Kanë Ndërtesën e Re

Nxënësit e Kopshtit të Fëmijëve në Bajë të Pejës Tani Kanë Ndërtesën e Re
Fëmijët kishin pregatitur program për mysafirët
Nazmije Bajrami

For Immediate Release

Tuesday, January 21, 2014
Xheraldina Cernobregu

Të premten, në fshatin Bajë e Pejës u inaugurua kopshti i ri i fëmijëve – i pari nga aktivitetet e shumta që do të zhvillohen në kuadër të nismës “Qeveria Qeverisë” (G2G), në mes të USAID-it dhe institucioneve të qeverisë qëndrore dhe qeverive lokale.      

“Shpresoj se përvojat që janë fituar gjatë këtij projekti do ta fuqizojnë këtë komunë per t’u bërë shembull i mirë i qeverisjes lokale në Kosovë – një qeverisje lokale e pavarur, transparente, dhe mbi të gjitha, e angazhuar në mënyrë aktive

në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Istogut,” u tha drejtoresha e USAID-it Maureen A. Shauket të pranishëmve, në mesin e të cilëve ishin përfaqësuesit e autoriteve komunale të Istogut, zyrtarët e administrates së shkollës, dhe 60 nxënësit që tashmë ka ky kopsht i fëmijëve. Kopshti do të pranoj edhe 60 fëmijë të tjerë gjatë vitit të ardhshëm.      

Ndërtimi i kopshtit të fëmijëve u financua bashkërisht nga USAID-i dhe Komuna e Istogut, ku kjo e fundit pati përfitim nga asistenca e ofruar në kuadër të këtij projekti, si gjatë fazës së prokurimit ashtu edhe gjatë fazes së ndërtimit. Nisma “Qeveria Qeverisë” shënon një ndryshim në mënyrën se si Misioni i USAID-it do të veproj në të ardhmen, ku partnerët implementues të projekteve do të jenë institucionet qeveritare të Kosovës.

 

Last updated: November 12, 2014

Share This Page