Flag of Kosovo

RRITJA EKONOMIKE

Language: English | Serbian | Shqip

 

RRITJA EKONOMIKE

Kosova, përmes ndihmës së USAID-it , ka bërë progres të konsiderueshëm në ndërtimin e ministrive kyçe dhe trupave qeveritar kyç, që tani janë të etabluara mirë dhe kanë themele të forta. Megjithatë, përkundër përparimeve, Kosova ende mbetet ekonomia më e varfër në regjion dhe ballafaqohet me nivel të lartë të varfërisë, papunësi të madhe, dhe varësi të tepruar nga importet.

USAID-i është duke ndihmuar Kosovën në adresimin e këtyre çështjeve duke punuar në programe të cilat promovojnë diversifikimin e ekonomisë dhe rritjen e kontributiti të sektorit privat në zhvillimin ekonomik. Vendim-marrësit Kosovar gjithnjë e më tepër kuptojnë se “nuk janë qeveritë ato që krijojnë rritjen ekonomike - ato krijojnë ambientin për një rritje të tillë,” dhe se ekonomia e diversifikuar në tandem me zhvendosjen e theksit nga kontributi i sektori publik në kontributin e atij privat, mundëson një zhvillim ekonomik më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm. Kjo gjë i ofron USAID-it shansin që të promovoj dhe mbështes programe të cilat rrisin kapacitetin për qeverisje të shëndoshë në fushën e gjithmbarshme të ekonomisë, jo vetëm përmes implementimit më të mirë të reformave por edhe duke përmirësuar menaxhimin finaciar publik, rritur çasjen në kredi, tërhequr investime të huaja, dhe rritur pjesëmarrjen e sektorit privat në ndërtimin e infrastrukturës publike dhe ofrimin e shërbimeve publike.         

Mbështetja direkte e USAID-it për sektorin privat do të vë në shënjestër sektorët kyç të cilët kanë potencialin më të madh për krijim të vendeve të punës si dhe rritje të shitjeve dhe eksportit. Meqenëse popullata e Kosovës është në masën më të madhe rurale (60%), USAID-i do të vazhdojë me angazhimin e tij në sektorin e bujqësisë, duke u fokusuar në rritjen e vëllimit dhe prodhimtarisë tek kulturat bujqësore me vlerë të lartë.

 

Last updated: July 11, 2014

Share This Page