Flag of Kosovo

SUNDIMI I LIGJIT DHE QEVERISJA

Language: English | Serbian | Shqip

 

SUNDIMI I LIGJIT DHE QEVERISJA

Në vitin 1999 kosova ishte një vend i sapo dalë nga lufta, me shkatërrime dhe pa institucione. Në 14 vitet e fundit vendi ka arritur shumë suksese në rrugën e tij drejt shtetësisë. Ka zhvilluar institucione, ndërmarrë reforma të domosdoshme institucionale, dhe ka kaluar nëpër procesin e decentralizimit. Përkundër të gjitha këtyre arritjeve, pavarësia e gjyqësorit dhe sundimi i ligjit mbeten të dobët. Inefiqencat e vazhdueshme në sistem pamundësojnë degën e gjyqësorit në luajtjen e rolit të saj të kundërpeshës degës së fuqishe ektekutive. Antarët e legjislaturës nacionale (Kuvendi i Kosovës) kanë autonomi të limituar, dhe fusha e gjithmbarshme politike mbetet e dominuar nga dega ekzekutive dhe krerët e partive politike.   

Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të udhëheq dhe zbatoj reforma të cilat do të shpiejnë drejt një sistemi gjyqësor transparent, të pavarur, dhe llogaridhënës. Kjo i ka hapur USAID-it një mundësi që të angazhohet në dialogun e politikave zhvillimore rreth çështjeve kyçe të reformave, dhe të fokusoj asistencën e mirëseardhur në forcimin e zbatimit të ligjeve, mbikqyrjes, menaxhmentit, dhe shkathtësive profesionale të rritura. Shanse të tilla ekzistojnë brenda Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), dhe Institutit Gjyqësor të Kosovës (IGjK), por edhe tek vetë gjyqet. Megjithëse ekzistojnë një sërë mundësish për reformë ligjore, ligji i tregtisë, e drejta pronësore, dhe mekanizmat e zgjidhjes alternative të kontesteve (ZAK), do të kenë vëmendjen e veçantë të USAID-it, meqë ato së bashku përbëjnë hallkën e cila lidhë reformat e nevojshme për t’i dhënë shtytje zhvillimit ekonomik.

Në të njejtën kohë, ekziston edhe mundësia e forcimit të njësive kyçe brenda Kuvendit të Kosovës dhe Asambleve Komunale, të cilat aktualisht janë të dobëta, sidomos nga aspekti i mbikqyrjes. Fushat kyçe të asistencës përqëndrohen në rritjen e aftësisë së këtyre trupave për të komunikuar me qyetarët dhe për t’u përgjegjur ndaj ndaj brengave që ata shprehin. Krahas kësaj, mbështetja e shprehur nga ana e Qeverisë Qendrore për decentralizimin paraqet themelin për mbështetjen e USAID-it forcimit të administratave komunale në avancimin e tyre drejt një niveli më të lartë të llogaridhënjes, sidomos në fushat e menaxhimit financiar dhe zhvillimit të të hyrave vetanake.     

 

Last updated: July 11, 2014

Share This Page