Flag of Albania

History

Language: English | Shqip
Festimet e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë
Më 28 Nëntor 2012, Shqipëria festoi 100-vjetorin e Pavarësisë nga Perandoria Osmane. Manifestime të mëdha u zhvilluan në Vlorë, qyteti ku u shpall Pavarësia.
Ambasada Amerikane në Shqipëri

Shqipëria, krahasuar me vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore, hyri e fundit në rrugën e reformave demokratike dhe të tregut të lirë, dhe u nis nga një pozicion tepër i pafavorshëm, për shkak të politikave ekonomike katastrofike të liderit komunist Enver Hoxha.  Qeveria e zgjedhur demokratikisht që filloi punë në muajin prill 1992, shpalli një program ambicioz reformash ekonomike, i cili parashikonte frenimin e shkatërrimit ekonomik dhe vendosjen e vendit në rrugën drejt ekonomisë së tregut. Megjithate, rënia e skemave famëkeqe piramidale në vitin 1997 dhe instabiliteti që pasoi, u bënë një pengesë e madhe. 

Më pas, vendi e mori veten, dhe tani po ndjek agjendën e saj të integrimit Euro-Atlantik. Shqipëria hyri në NATO në vitin 2009 dhe është kandidate e mundshme për të hyrë në BE. Megjithëse ekonomia e Shqipërisë vazhdon të ketë rritje, ajo është ende një nga vendet më të varfra në Europë, e dobësuar nga një ekonomi gjerësisht informale dhe nga nivele të larta korrupsioni, të cilat pengojnë punën e reformave. Pozitiv është fakti se, në tetor 2013, Raporti Vlerësues i BE, pohoi se Shqipërisë do t’i jepet statusi i kandidatit, me kusht që të vazhdojë reformat  e mëdha politike dhe ekonomike. 

Last updated: July 18, 2014

Share This Page