Festimi i Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

Festimi i Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare
Nxënësi spjegon Morin A. Shoket, drejtore e Misionit të USAID-it për Kosovë konceptin e bujtjes globale (Global Sleepover)
Program i USAID-it për Arsim Themelor

For Immediate Release

Monday, February 24, 2014
Xheraldina Cernobregu

Të premten, Drejtoresha e USAID-it, Maureen A. Shauket, vizitoi “Shkollën e Gjelbërt” në Prishtinë ku u festua Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare. Programi i Edukimit Themelor i USAID-it ftoi arsimtarët dhe nxënësit nga komunitete të ndryshme të Kosovës për të krijuar së bashku një e-book në gjuhët e tyre amtare. Aktiviteti u zhvillua në “klasën e shekullit të 21-të” e cila është krijuar me ndihmën e USAID-it.  

Tregimet për të cilat shkruanin nxënësit bazoheshin në serine e tregimeve të quajtur “Bujtja Globale,” www.globalsleepover.com, që u dedikohen fëmijëve të vegjël. Katër protagonistët e këtyre tregimeve janë në shetitje e sipër të botës, duke bujtur në vende të ndryshme dhe duke zbuluar kështu kultura të ndryshme. Duke qenë se ka mungesë të tregimeve mbi gjuhët amtare për lexuesit e rinj në Kosovë, nxënës më të rritur nga komuniteti shqiptar, serb, boshnjak, turk, rom, ashkali dhe egjiptian, shkruan tregime për nxënësit e vegjël mbi bujtjen në komunitetet e tyre. Tregimet shfrytëzuan protagonistët nga “Bujtja Globale” për t’i mësuar ata lidhur me gjuhët dhe kulturat e ndryshme në Kosovë, me gjithë ilustrimet shoqëruese. Libri elektronik “e-book” në shumë gjuhë të ndryshme është dërguar në faqen e internetit www.libroteka.org, të krijuar nga Programi i Edukimit Themelor i USAID-it, në mënyrë që shkrimtarët e rinj të kenë mundësinë të publikojnë punën e tyre dhe që ajo të shihet nga një auditorium i gjerë.             

Ky eveniment u organizua për të inkurajuar komunikimin ndërkulturor, promovuar shkrim-leximin në gjuhë të ndryshme, dhe zhvilluar tek nxënësit shkathtësitë e të shkruarit, kreativitetin, inovacionin, punën ekipore, si dhe aftësitë e përdorimit të teknologjisë informative dhe hulumtimit.  

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare shënohet çdo vit me datën 21 shkurt, që nga viti 2000, me qëllim të promovimit të pasurisë gjuhësore anembanë botës. Kombet e Bashkuara e njohën rëndësinë e rolit që ka diversiteti gjuhësor dhe për këtë arsye shpallën vitin 2008 si Vit të Gjuhëve Ndërkombëtare. Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare inkurajon festimin e diversitetit që mund të gjendet brenda vendeve të ndryshme si dhe ndërmjet vendeve të ndryshme dhe frymëzon mirëkuptimin, gjithpërfshirjen, dhe tolerance në mes popujve.        

Last updated: May 20, 2014

Share This Page