USAID promovon Mundësitë e Reja për Bujqësi në Shtërpcë

USAID promovon Mundësitë e Reja për Bujqësi në Shtërpcë
Drejtorja e USAID-it Misioni në Kosovë u takua me fermeret e rajonit të Shtërpces
USAID Nazmije Bajrami

For Immediate Release

Friday, February 21, 2014
Xheraldina Cernobregu

Dje, komuna e Shtërpcës mbajti një konferencë donatorësh për të tërhequr vëmendjen drejt një mundësie unike për zgjerimin e prodhimit bujqësor në rajon për të përfshirë më shumë “pemë të imëta” si mjedrat, dredhëzat dhe boronicat.  USAID-i  ka mbështetur fermerët e pemëve të imëta në rajonin e Shtërpcës përmes programit Mundësi të Reja për Bujqësi (NOA) dhe ka parë sukses të madh atje deri më sot.

USAID u dha tetë fermerëve grante për materiale të reja fidanore dhe sisteme mbështetëse , përveç dhënies së ndihmës teknike dhe trajnimit të avancuar, duke ua bërë të mundur atyre që të zgjerojnë bizneset e tyre kryesisht nga prodhimi me sasi të mëdha për ngrirje për të përfshirë shitjen e produkteve të freskëta.  Me mbështetjen e USAID-it, përfituesi lokal i grantit Muhamet Duka arriti Certifikimin GlobalG.A.P të njohur ndërkombëtarisht për kulturën e tij të mjedrës për vitin 2013.

Drejtoresha e Misionit të USAID/Kosovë Maureen A. Shauket dhe Shefi i Misionit të Caritas-it Zviceran Kreshnik R. Basha iu bashkangjitën Kryetarit të Shtërpcës Bratislav Nikoliq në marrjen e fjalës së hapjes në konferencë para se komuna të paraqiste strategjinë e saj trevjeçare të zhvillimit bujqësor.

“Unë e duartrokas Kryetarin Nikoliq për ndjekjen e përparimit të këtyre fermerëve dhe që na bashkoi neve sot për të bërë një plan për të ardhmen e kësaj industrie të begatë,” u tha Drejtoresha e Misionit të USAID-it zyrtarëve qeveritar, donatorëve dhe palëve të tjera me interes të sektorit bujqësor. Konferenca kishte për qëllim që të lidh më shumë kultivuesit e vegjël të Shtërpcës, sikurse Duka, me investitorët e interesuar për të arritur qëllimet e ndërsjella që të përfitojnë fermerët dhe ekonomia e rajonit në tërësi nëpërmjet rritjes së mundësive të punësimit dhe të prodhimit.

Pas konferencës, Drejtoresha e Misionit të USAID-it vizitoi një grup të grave fermerë të rajonit të cilat janë duke punuar për të formuar një kooperativë me mbështetjen e WfWI-së (Gratë për Gratë Ndërkombëtare). Nëpërmjet NOA-s, USAID do t’u japë grave fermerë të përzgjedhura në rajon 1,000 lastarë të mjedrës si një demonstrim i mbështetjes për kooperativën e re dhe për të ndihmuar në rritjen e prodhimit.

Mundësitë e Reja për Bujqësi (NOA) e USAID-it është një program katër vjeçar që shfrytëzon një qasje të udhëhequr nga tregu për të ndërtuar eksporte bujqësore të qëndrueshme, me vlerë të lartë të shtuar për të ndihmuar në krijimin e vendeve të punës dhe për të rritur eksportet e Kosovës.  Për 15 vjet, USAID-i ka partneritet me popullin e Kosovës në nxitjen e ndryshimeve pozitive.

 

Last updated: September 15, 2014

Share This Page