Ndërmarrësit e Rinj Gjenerojnë Punë Gjatë Panairit Tregtar

Duke u pregatitur për Panairin Tregtar
Përfituesi i grantiti të USAID Mërgim Cahani, pronar i "Phronesis" – makinë lokale e kërkimit në internet, udhëzon personelin e tij se si t’u demonstrojnë shërbimet e kompanisë vizitorëve të Panairit.
Programi i USAID-it për Ndërmarrës të Rinj
Krijimi i kontakteve të reja ndihmon rritjen e biznesit
“Gjëja më e rëndësishme është se USAID-i është duke na dhënë mundësinë që të takohemi në mes veti.”

Më shumë se 70 nga ndërmarrësit më me perspektive të Kosovës, u mblodhën në panairin e parë të këtij lloji të mbajtur prej datës 16 deri në 18 maj të vitit 2013. Panairi i Ndërmarrësve të Rinj ofroi një mundësi të jashtëzakonshme për këto biznese, shumica e tyre të sapothemeluara, për t’i ekspozuar mallërat dhe shërbimet e veta para klientëve, investitorëve dhe mediave.

Panairi u sponzorua nga USAID-i, në partneritet me Ministrinë e Tregtisë dhe Indstrisë të Kosovës.  

“Gjëja më e rëndësishme është se USAID-i është duke na dhënë mundësinë që të takohemi në mes veti,” thotë Kujtim Krasniqi, 27, pronar i “Vitorja Decor,” prodhues i afisheve të murit. “Biznesi nuk është thjeshtë vetëm për klientët. Ai nënkupton edhe zhvillimin e raporteve të bashkëpunimit.” Gjatë Panairit, Krasniqi takoi pronarin e një kompanie vendore botuese, i cili pranoi të marrë përsipër disa punë të nënkontraktuara.  

Një shembull tjetër i suksesshëm i cili tregon se si funksionoi krijimi i kontakteve të reja erdhi nga Flamur Grudi, 30, pronari i “Muli Shoes.” Duke u përgatitur për ekspozitë, Grudi konstatoi se stenda e tij do të dukej më mirë po t’i shtoheshin edhe dy flamuj me simbole. Një zyrtar i programit e vuri atë në kontakt me Ardian Kurhasanin, 34, pronarin e ndërmarrjes “Arti Graf.” Disa orë më vonë, dhe mu në kohën e duhur për hapjen solemne, Grudi kishte flamujt e tij, ndërsa ndërmarrja për dizajn grafik e Kurhasanit, një klient të ri. 

Më tutje në Panair, Valon Sopiani, 30, nuk kërkonte vetëm shikues për kanalin e tij të sapothemeluar të televizionit “Click Channel.” Menaxhuesi i këtij stacioni televiziv punonte njëkohësisht edhe në tërheqjen e klientëve potencial të interesuar për emetimin e reklamave të tyre, si dhe të punëtorëve të rinj. Admir Vula, 36, përpiqej për të ngjallur interesim tek disa faqe komerciale të internetit për ekspozimin në shitje me pakicë të pikturave të tij në vaj të cilat shfaqin skena nga historia e Kosovës. Poashtu, Liridona Muhaxhiri, 26, i dërgoi secilit pjesmarrës të Panairit një tekst mesazh me qëllim të gjenerimit të punëve të reja për ndërmarrjen e saj të marketingut.

Përafërsisht, 70% e popullates së Kosovës janë nën moshën 35 vjeç, prandaj USAID-i ka përqëndruar fokusin e aktiviteteve të tij në ofrimin e mundësive për punësim të këtij numri të madh të Kosovarëve. Panairi i Ndërmarrësve të Rinj u sponzorua nga USAID-i, përmes Programit të Ndërmarrësve të Rinj, në partneritet me Ministrinë e Tregtisë dhe Indstrisë të Kosovës.

Programi për Ndërmarrësit e Rinj i USAID-it, program ky trevjeçar cili filloi në shtator të vitit 2010 dhe zgjati deri në shtator të vitit 2013, u disenjua për t’u dalë në ndihmë ndërmarrësve të rinj në Kosovë, të moshes 18-35 vjeç. Programii ishte i vetëdijshëm se ndërmarrësit e rinj kanë nevojë për më shumë se thjeshtë një trajnim – ata kanë nevojë për kapital dhe mbështetje në kohë reale, gjatë fazës së hershme kritike menjëherë pas themelimit të biznesit. Me qëllim që t’u sigurojë këtë mbështetje, programi ofroi grante fillestare adekuate për bizneset e sapothemeluara dhe opsione të kthimit me këste, shoqëruar me trajnime praktike dhe shërbime të vazhdueshme të aftësimit për ndërmarrjet e reja.  

Last updated: April 03, 2014

Share This Page