Fidanishtja zgjerohet në Kosovë

Pleurat Buçaj e filloi fidanishten e tij të parë për të eksportuar në rajon
Pleurat Buçaj e filloi fidanishten e tij të parë për të eksportuar në rajon
Programi i USAID-it për Ndërmarrës të rinj
Biznesi lulëzon gjashtë muaj pas nisjes
“Mbështetja e USAID-it me të vërtetë erdhi pikërisht në kohën e duhur. Shitjet kanë tejkaluar parashikimet e mia.”

Duke punuar me zell brenda serrave me ngrohje të ngritura me ndihmën e USAID-it, Pleurat Buçaj ngutet për të plotësuar porositë që vijnë nga të gjitha anët.

Ka lloje të luleve petunia për eksport në Itali dhe cyclamens për Serbi. Ndërsa për Kosovë, Buçaj bën gati mijëra barbaroza, të shumuara nga bisqet, për shitje nëpër supermarkete dhe tezga të luleve. Fikusi i importuar, palmat dhe bimët e tjera zbukuruese llogariten si një e treta e biznesit të tij të ri.

Bucaj, 31 vjeç, e mësoi zanatin duke punuar së bashku me xhaxhanë e tij. Në shtator 2012, ai bashkoi përvojën, etikën e punës dhe pasionin e tij për të filluar fidanishten e tij, Lulishtja Labi. E emëruar sipas nipit të preferuar, fidanishtja shtrihet përgjatë një rruge të zënë jashtë Prishtinës.

USAID, përmes Programit të Ndërmarrësve të Rinj, që u zhvillua prej shtatorit 2010 deri në shtatorin e vitit 2013, ndihmoi Buçaj-n për të hartuar planin e biznesit që ka udhëzuar fillimin e suksesshëm të fidanishtes së tij. Gjithashtu ka kontribuar me 6,800 $ (5,000 Euro) ndaj kostos 55,000$ (40,000 Euro) për ngritjen e serrave binjake dhe për instalimin e ngrohjes, ndriçimit dhe infrastrukturës përcjellëse.

“Mbështetja e USAID-it me të vërtetë erdhi pikërisht në kohën e duhur,” thotë Buçaj. “Shitjet kanë tejkaluar parashikimet e mia.”

Në të vërtetë, fidanishtja tashmë është fitimprurëse, me 12 punëtorë me orar të plotë. Buçaj është duke gjeneruar më shumë se vetëm shitje – ai është duke krijuar vende pune, gjithashtu. Gjatë verës, Buçaj punësoi edhe 40 punëtorë të tjerë me kohë të pjesshme për të përmbushur kërkesën.

Ndërkohë, Buçaj ka marrë më shumë tokë për të zgjeruar operacionet e tij. Ai ka në plan për të shtuar katër serra të tjera, si dhe të shndërrojë një serrë tjetër, që tani përdoret për kultivimin e spinaqit dhe perimeve, për prodhim të luleve.

“Sot, krejt çka bën tregu është rritja,” thotë Buçaj.

Vetëm pesë vjet më parë, Buçaj thotë se Kosova nuk ka pasur shumë të bëjë me industrinë e fidanishteve. Tani në sajë të ndihmës së USAID-it të përshtatur për të ndihmuar ndërmarrësit e rinj për të forcuar aftësitë dhe për të përmirësuar performancën e biznesit, Buçaj po eksporton në vendet e afërta.

 

Last updated: April 03, 2014

Share This Page