Qendra Juridike e Kosovës përshpejton nxjerrjen e raporteve dhe të dhënave

Baza e re e të dhënave e shkurton kohën e nxjerrjes së raporteve
Blerta Hajra, Zyrtare për Statistika dhe Verifikim, dhe Xhevdet Pllana i importojnë të dhënat në bazën praktike të të dhënave.
Iniciativa e USAID-it për Sundimin Efektiv të Ligjit
Baza e re e të dhënave e shkurton kohën e nxjerrjes së raporteve
“Baza e re e të dhënave është më e lehtë për t’u përdorur. Mund të nxjerr raporte të sakta për shumë më pak kohë, që do të thotë se mund të kryej më shumë punë brenda një dite të punës”.

Që nga themelimi i tij në vitin 2000, Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGjK) është shndërruar në një hallkë kyçe e arsimimit të vazhdueshëm ligjor, duke ofruar trajnime të rregullta për gjyqtarë, prokurorë dhe profesionistë të tjerë ligjorë. Roli i këtij institucioni ka marrë më tepër rëndësi në vitin 2013, gjatë ristrukturimit të gjykatave dhe prokurorive të vendit. Ndonëse detyrat e kësaj organizate janë zgjeruar gradualisht, stafi i IGjK-së ka vazhduar të përdorë programe kompjuterike të vjetëruara për mbledhjen dhe menaxhimin e të dhënave, gjë që e ka zhytur stafin në dokumente dhe pamundësi për të përmbushur kërkesat për raportim.

Në shtator të vitit 2013, me ndihmën e USAID-it, IGjK-ja e ka krijuar një bazë të re të të dhëenave me shumë përdprime, e cila i ka sistemuar procedurat e mëparshme voluminoze të regjistrimit të të dhënave, duke ua mundësuar pjesëtarëve të stafit që të përqendrohen në vënien e të dhënave në përdorim. Krahas kësaj, janë krijuar masa të shtuara për sigurinë e të dhënave për ta siguruar paprekshmërinë e sistemit. Ky sistem – në dispozicion në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze – lë hapësirë edhe për zgjerim, për ta shmangur mangësinë e të dhënave në të ardhmen.
“Meqë të dhënat i regjistronim dhe mblidhnim në mënyrë manuale, më duheshin deri në tri ditë për ta nxjerrë një raport,” tha Blerta Hajra, Zyrtare për Statistika dhe Verifikim në IGjK.  “Baza e re e të dhënave është më e lehtë për t’u përdorur.  Por, çfarë është më e rëndësishmja, mund të nxjerr raporte të sakta për shumë më pak kohë, çfarë do të thotë se mund të kryej më shumë punë brenda një dite të punës.”  

Si rezultat , IGjK-ja tani është në gjendje të nxjerrë raporte të sakta pothuajse atypëraty për shumë funksione të këtij instituti – duke nisur nga numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve të trajnuar dhe llojet e programeve të trajnimit në të cilat ata kanë marrë pjesë e deri te statistikat për veprimtaritë e brendshme që mund të përdoren për t’i mbarështuar procedurat administrative.  Raportet luajnë një rol kyç në azhurnimin e organizatave ndërkombëtare për efektivitetin e sistemit gjyqësor të Kosovës – si pjesë kyçe e ndihmës që i ofrohet Kosovës për ta çuar më tej synimin e saj për integrim evropian.

Përmes iniciativës për Sundimin Efektiv të Ligjit, që ka filluar në mars të vitit 2011 dhe do të mbarojë në mars të vitit 2015, USAID-i po angazhohet që ta fuqizojë sundimin e ligjit në Kosovë duke nxitur pavarësinë, llogaridhënien, efikasitetin dhe efektivitetin e sistemit të saj të drejtësisë dhe duke e shtuar, në ndërkohë, besimin e publikut në sistemin e drejtësisë të vendit përmes arsimimit dhe transparencës. 

Last updated: February 14, 2014

Share This Page