USAID-i i Përkushtuar për Zhvillimin e Kosovës

 USAID-i i Përkushtuar për Zhvillimin e Kosovës
Majtas: Ambasadorja Amerikane në Kosovë, Tracy Anne Jacobson, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe drejtorja e Misionit të USAID-it në Koso Maureen A. Shauket nënshkruan marrveshjen
Ambasada e ShBA-ve nC Prishtinë

For Immediate Release

Wednesday, December 18, 2013
Xheraldina Cernobregu

Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, z-nja Tracey Ann Jacobson, bashkë me Drejtoreshën e Misionit të USAID-it për Kosovë, z-njën Maureen A. Shauket dhe Presidentja i Republikës së Kosovës, z-njën Atifete Jahjaga nënshkruan sot një marrëveshje dypalëshe ndërmjet dy qeverive për Grantin e Zhvillimit të Objektivave.


Dokumenti përshkruan zotimin e Qeverisë amerikane për të siguruar fonde prej 37.432.028 $ në mbështetje të një game të gjerë aktivitetesh të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë . Fondet do të shfrytëzohen për aktivitete në fushën e sundimin të ligjit dhe qeverisjes, aktivitete për rritjen e investimeve dhe punësimin në sektorin privat, si dhe për programet për ngritjen e kapaciteteve njerëzore në Kosovë.

"Qeveria e SHBA-ve mbetet e përkushtuar për ta mbështetur Kosovën në përpjekjet e saj Kosovës për forcimin e demokracisë në vend përmes investimeve që promovojnë sundimin e ligjit dhe e bëjnë atë vend më tërheqës për investime", tha ambasadorja Jacobson. "Jemi krenarë që USAID-i po bashkëpunon me qeverinë e Kosovës, sektorin privat dhe shoqërinë civile për të ofruar trajnime dhe mjete të çmueshme, të cilat mund ta ndihmojnë Kosovën për ta arritur potencialin e saj të plotë. "

Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka ofruar ndihmë ekonomike dhe humanitare në mbarë botën për më shumë se 50 vjet.

Last updated: October 20, 2014

Share This Page