Shafrani e bën më interesant bujqësinë e Kosovës

Shafrani i prodhuar në Kosovë - Duke falenderuar ndihmën e USAID-it assistance
Shafrani është një kulturë me vlerë të lartë i përshtatshëm për klimën, tokën, lartësinë e Kosovës dhe fermerët e vegjël. USAID po ndihmon ata të rrisin, të krijojnë markën dhe të shesin shafranin për të shtuar prodhimin bujqësor dhe të ardhurat rurale.
Xheraldina Cernobregu
Kultivuesit po i shqyrtojnë tregjet më fitimprurëse
“Është punë shumë e vështirë. E gjitha bëhet me dorë.”

Bujqësia është industria më e madhe e Kosovës, por rritja ekonomike e sektorit është e kufizuar nga mungesa e pajisjeve, varietetet e kufizuara të kulturave, metodat e vjetruara të prodhimit dhe fermat e vogla. Për të tejkaluar këto sfida, Programi i USAID-it Mundësitë e Reja për Bujqësi ka futur varietete të reja të kulturave dhe po mbështet fermerët në prodhim, emërtim [brend] dhe plasim në treg [marketing].

Si rezultat i ndihmës nga USAID-i, si dhe nga donatorë të tjerë ndërkombëtarë, Kosova ka rifilluar prodhimin e një prej artikujve më të njohur nga e kaluara e saj e pasur bujqësore – shafranin. Ngjyra e fortë e kuqe, aroma e ëmbël dhe shija djegëse kombinohen për ta bërë shafranin një erëz si asnjë tjetër. Çmimi i shafranit është i pakrahasueshëm me çdo erëz tjetër; vetëm një gram shitet me pakicë për 10 euro ose më shumë.

Programi i USAID-it Mundësitë e Reja për Bujqësi, që ka filluar në janar 2011, ka mbështetur shtatë kultivues në blerjen e bulbave nga Holanda, si dhe në paketimin dhe etiketimin në fund të vitit 2012. USAID-i gjithashtu ka sponsorizuar një ngjarje promovuese në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë më 19 dhjetor, 2012 për t’i njohtuar prodhuesit e shafranit të Kosovës me restorantet lokale, shitësit ushqimor dhe konsumatorët.

Kultivuesit lokal të tillë si Arbër Berisha janë duke shikuar përtej  tregut lokal, në drejtim të tregjeve të huaja fitimprurëse. Në dy vitet e fundit, Berisha ka mbjellur 150,000 lule shafrani crocus në një tokë gjysëm-hektarëshe jashtë Rahovecit. Ai pret që të prodhojë rreth 400 gram shafran këtë vit. Edhe pse është duke punuar me një partner Frances, Berisha pranon se duhet të rrisë prodhimin për të siguruar blerësit e huaj. Kjo është vetëm një nga sfidat me të cilat përballen kultivuesit e një produkti kaq fitimprurës, por edhe i punës intensive.

“Është punë shumë e vështirë,” thotë Berisha. “E gjitha bëhet me dorë.”

Testimi konfirmon se shafrani i Kosovës tejkalon standardet ndërkombëtare të klasit të parë për shije, ngjyrë dhe aromë. Shafrani gjithashtu është i përshtatshëm në mënyrë ideale me tokën, klimën, lartësinë e vendit dhe fermat e vogla, që e bëjnë atë një kulturë me potencial të madh për rritjen e prodhimit bujqësor dhe të ardhurave rurale.

Programi katër-vjeçar i USAID Mundësitë e Reja për Bujqësi (NOA) është duke ndihmuar sektorin e bujqësisë së Kosovës për krijimin e lidhjeve tregtare, shtimin dhe diversifikimin e produkteve bujqësore, përmirësimin e cilësisë së ushqimit, rritjen e kredive të përballueshme dhe të qasshme, përveç kësaj aktiviteti mbështet sektorin përmes granteve të vogla për fermerët, ndërmarrjet dhe shoqatat bujqësore.

Last updated: September 03, 2014

Share This Page