Shkolla pranon paisje hulumtuese për kurse shkencore

Nxënësi duke punuar me pajisjet që i mundësoi USAID-i
Nxënësi duke punuar me pajisjet që i mundësoi USAID-i
Programi i USAID-it Nisma për Veprim në Komunitet
Shkolla pranon paisje hulumtuese për kurse shkencore
"Më pëlqen shumë të përdori mikroskopin, dhe tani nuk mund të imagjinoj një orë të mësimit në biologji pa të. Kjo e bën të mësuarit shumë më të lehtë dhe më interesant," Milorad Igić, nxënës nga Babimoc

Me rreth 200 familje, Babimoci është njëri nga fshatrat e banuara me serbë të Kosovës, në komunën e Obiliqit, që kanë popullsinë më të madhe. Ekziston vetëm një shkollë fillore në fshat, ku vijojnë mësimin 98 nxënës dhe fëmijë parashkollorë. Megjithëse fëmijët kanë vullnet për të mësuar, shkollës i mungojnë pajisjet, ndërsa ndërtesa është në gjendje të keqe dhe kohëve të fundit nuk është investuar fare në të.

Për t’i përmirësuar kushtet e tyre të mësimit, Programi Nisma për Veprim në Komunitete, i financuar nga USAID-i, e mbështeti këtë komunitet në blerjen e paisjeve të reja arsimore për t’i ndihmuar fëmijët që të kenë sukses në biologji, kimi dhe fizikë. Mësuesja e biologjisë Dushka Radojeviq, thotë se para këtij donacioni, përveç disa posterëve, fëmijët e shkollës nuk kanë patur asnjë paisje arsimore për mësim praktik në shkencë. "Më parë, nxënësit e mi kurrë nuk kishin parë as edhe një llupë, e lëre më diçka tjetër. Tani, ne kemi një kuti me pajisje hulumtuese për biologji, një mikroskop, një model skeleti njerëzor dhe një model me organe të brendshme të njeriut. Tani, kur unë flas për organizmat njëqelizore, nxënësit në fakt mund të shohin se si duken ato. Fëmijët janë shumë të kënaqur," thotë Dushka.

Njëri prej nxënësve, Milorad Igić, thotë se ai e do shkencën dhe se këto mjete e bëjnë procesin e mësimit shumë më të lehtë. "Më pëlqen shumë të përdori mikroskopin, dhe tani nuk mund të imagjinoj një orë të mësimit në biologji pa të. Kjo e bën të mësuarit shumë më të lehtë dhe më interesant," spjegon Miloradi.

Shkolla gjithashtu ka marrë edhe dy kuti me pajisje hulumtuese – njërën për kurset mësimore në kimi, ndërsa tjetrën për kurset mësimore në fizikë. Përpos këtyre, shkollës i është dhuruar edhe një lavjerrës, që do t’u ndihmojë nxënësve në të kuptuarit më të mirë të lëvizjes dhe forcës së gravitacionit.   

Programi Nisma për Veprim në Komunitetet e USAID-it, filloi në korrik të vitit 2010 dhe do të zhvillohet deri në korrik të vitit 2014. Ai mbështet zhvillimin e komuniteteve dhe rehabilitimin e infrastrukturës në 40 komunitete të Kosovës, duke ndërtuar organizata  të fuqishme të shoqërisë civile si dhe përmirësuar rrethanat ekonomike dhe shanset për punësim.  

Last updated: February 14, 2014

Share This Page