Shërbimet e mira publike kanë ndikim të madh në Kosovë

USAID është zotuar  në ndërtimin e kapaciteteve dhe proceseve që ndikojnë në përmirsimin e ofrimit të shërbimeve
USAID është zotuar në ndërtimin e kapaciteteve dhe proceseve që ndikojnë në përmirsimin e ofrimit të shërbimeve
USAID
Përmirësimi i ndriçimit publik, grumbullimit të mbeturinave = përmirsimin e sigurisë publike, vende pune
"Tani mbeturinat grumbullohen në mënyrë të rregullt dhe unë nuk kam nevojë të brengosem se ku do të deponohen mbeturinat e grumbulluara. Përveq kësaj tani rrethina ime është më i pastër "

Në vend të deponive ilegale,  qytetarët e Klokotit gëzojnë hapësira të gjelbra ,kënde lojrash për fëmijë dhe lumin e pastër të cilat vijnë si rezultat i ndihmës nga  USAID .

Komuna e sapokrijuar e Kllokotit në mungesë të burimeve financiare ,të numrit të mjaftueshëm të puntorëve si dhe  procedurave  adekuate nuk kishte mundësi të ofronte shërbime publike gjithëpërfshirëse . Në fakt , në vitin 2010 , para se zyrtarët komunal të fillojnë bashkëpunimin e tyre me Iniciativën e USAID-it për Komuna Demokratike dhe Efektive, shumica e komunës  ishte pa ndriçim publik dhe pa shërbime të  rregullta për  grumbullimin e  mbeturinave . Si rrjedhojë , ka pasur shumë deponi ilegale që ndikuan  negativisht tek qytetarëve dhe bizneset . Si komunë kryesisht rurale , me infrastrukturë relativisht të dobët , Kllokoti ka bashkëpunuar  me USAID-in duke shfrytëzuar më së miri ato burime të pakta dhe për të ngritur kapacitetet njerëzore .

USAID ka punuar me stafin komunal që nga viti 2010 për të zhvilluar plane veprimi për përmirësimin e shërbimive për ndriçimin publik , pastrimin e deponive ilegale dhe grumbullimin e mbeturinave të ngurta . Planet e veprimit u karakterizuan nga një qasje gjithëpërfshirëse , ndërsa autoritetet komunale dhe qytetarët ishin të angazhuar në diskutimin e problemeve, propozimin e  zgjidhjeve, për  të caktuar objektivat dhe monitoruar progresin.

" Tani mbeturinat grumbullohen në mënyrë të rregullt  dhe unë nuk kam nevojë të brengosem se  ku do të deponohen mbeturinat e grumbulluara. Përveq kësaj tani  rrethina ime është më  i pastër ", tha Arbenita Llapashtica , qytetare e   komunës së Kllokotit.

Si një nga komunat e pakta në Kosovë e cila është  plotësisht  e mbuluar me  ndriçim rrugor , Kllokoti poashtu ka përmirësuar dukshëm sigurinë publike  dhe qytetarët  ndjehen të sigurt duke ecur gjatë orëve të mbrëmjes . Norma e kënaqshmërisë publike me ndriçim publik është rritur në 88 përqind në vitin 2013 përderisa në v 2010 ishte vetëm35 për qind.
 

Krijimi i këtyre shërbimeve jo vetëm që krijon një mjedis më të mirë për qytetarët , por është një bazë e rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik , veçanërisht turizmin e banjës shëruese me ujë termomineral – e cila është  aktiviteti kryesor ekonomik i komunës së Kllokotit. Në fakt , tani meqë banorët rrinë jashtë deri në orët e vona të mbrëmjës , bizneset vendore kanë zgjatur orarin e tyre të punës, gjë që ndikon në rritjen e punësimit .
Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive ( gusht 2010 - gusht 2013) ndihmon zyrtarët komunal në Kosovë për të sforcuar aftësitë e tyre , përmirsuar ofrimin e shërbimeve komunale , rritjen e transparencës  dhe për të përmirsuar   bashkëpunimin  e tyre me qytetarët. Përveç kësaj kjo nismë promovon zhvillimin ekonomik lokal.

Last updated: April 03, 2014

Share This Page