USAID dhe Ministria e Drejtësisë shpërndanë certifikatat e përfundimit të trajnimit për Përmbarues Privat

USAID dhe Ministria e Drejtësisë shpërndanë certifikatat e përfundimit të trajnimit për Përmbarues Privat
Maureen A. Shauket, drejtore e USAID-it, Bedri Hamza, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hajredin Kuci, zv. Kryeministër dhe Ministër i Drejtësis dhe të shpërblyerit
Xheraldina Cernobregu, USAID

For Immediate Release

Wednesday, November 27, 2013
Xheraldina Cernobregu

Sot, drejtoresha e misionit të USAID- it në Kosovë Maureen A . Shauket dhe Zëvëndëskreyministri dhe Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, shpërndanë certifikatat për përfundimin e trajnimit fillestar për përmbarues privat për kandidatët potencial.

Sistem i ri i përmbarimit të vendimeve gjyqësore do të lanësohet në janar 2014. Ligji i ri për procedurën përmbarimore, i miratuar gjatë këtij viti, parasheh krijimin e një sistemi të rregullar të përmbaruesve profesionist që do të zëvendëson sistemin e tanishëm që bazohet në shërbyesit civil gjyqësor. Qytetarët do të mund të zgjedhin në mes të përmbaruesve civil dhe përmbarimit përmes gjykatës deri më 30 qershor 2014. Pas kësaj date, vetëm përmbaruesit privat do të jenë të autorizuar të bëjnë përmbarimin e vendimeve gjyqësore (me përjashtim të rasteve kur kemi të bëjmë me të drejtën familjare, të miturit dhe çështjet nga e drejta e punës).

Modeli i ri i përmbaruesve privat për Kosovën është i bazuar në eksperiencën e më shumë se 20 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe shumë vendeve të tjera duke përfshirë Ballkanin Përendimor. Trajnimi fillestar për aftësitë profesionale shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve të përmbaruesve privat.

Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Maureen A. Shauket, tha se USAID-i dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara vazhdojnë të jenë një partner i përkushtuar i Kosovës në rrugën kur ne së bashku zgjërojmë sundimin e ligjit dhe përmirësojmë mjedisin për biznes dhe investime. Roli i përmbaruesve privat është një përgjegjësi e rëndë dhe kërkon një shkallë shumë të lartë të profesionalizmit dhe integritetit. Trajnimi për të cilin jemi mbledhur sot këtu është i një rëndësie jashtëzakonisht të madhe që këto kërkesa të përmbushen.

Programi i USAID-it për përmbarim dhe legjislacion komercial (CLE) mbështetë Ministrinë e Drejtësisë në implementimin e sistemi të ri të përmbarimit privat dhe organizoj trajnimin fillestar për zhvillim të aftësive profesionale të përmbaruesve privat për kandidatët potencial.

Last updated: September 15, 2014

Share This Page