Reformat e mbështetura nga USAID në spitale rezultojnë efektive në përmirësimin e transparencës dhe të përgjegjshmërisë

Një infermiere po i ben një serum një pacienti
Tani infermieret kanë për detyrë të shënojnë në dosjen mjekësore të pacientit kohën e marrjes së ilaçeve nga pacienti dhe emrin e vet, dhe këto të dhëna do të jenë pjesë e kësaj dosjeje.
Projekti USAID/EEHR
Duke pranuar të mirat e ndryshimeve ‘pilot’ në dosjen e pacientit, Grupi për Mbështetjen e Zbatimit të Reformës në Shëndetësi, një bord ky këshillimi i insitucionalizuar pranë Ministrit të Shëndetësisë për reformen në shëndetësi, ka rekomanduar përdorimin e administrimit të barnave në të gjitha spitalet publike.

Deri para disa kohësh, sipas praktikës të spitaleve publike, në dosje shënohej koha kur mjeku caktonte mjekimin e caktuar. Koha kur pacienti e merrte mjekimin (ilaçin) dhe emri i personelit përkatës që e administronte atë ilaç, nuk ishte pjesë e dosjes mjekësore. Por këto të dhëna janë shumë të rëndësishme, për arsye të informacionit të domosdoshëm që japin. Së pari, sigurojnë evidencën që pacienti ka marrë mjekimin sipas recetës së mjekut. Së dyti, mundësojnë përdorimin për herë të parë të masës së përgjegjshmërisë si detyrë e personelit specialist, dhe rrisin sigurinë e pacientit pasi pakësohen gabimet në administrimin e barnave. Së fundi, përmirësojnë transparencën, nëpërmjet krijimit të një baze të dhënash që lidh prokurimin shumëmilionë-dollarësh në spital, me sistemin e shpërndarjes së barnave (farmaceutikës), - të përmendura shpesh për korrupsion në studimet për sektorin e shëndetësisë të Shqipërisë -, dhe, sërish, ai që përfiton, është pacienti.

Me mbështetjen që kanë marrë nga projekti i USAID-it ‘për administrimin shëndetësor’, spitalet publike në Shqipëri kanë ndryshuar mënyrën si administrojnë dhe si mbajnë të dhënat në lidhje me praktikat e barnave. Ndryshimi filloi në kontekstin e një përpjekjeje ‘pilot’ afatgjatë për menaxhimin spitalor në spitalet rajonale në Lezhë dhe në Korçë, dhe në Maternitetin Nr. 1 në Tiranë. U organizuan diskutime me stafin dhe drejtoritë e të dyja spitaleve rajonale në lidhje me sigurinë e pacientit dhe me menaxhimin farmaceutik, të ndjekura nga trejnime mbi menaxhimin e mbajtjes së të dhënave për administrimin e farmaceutikës dhe të barnave. Si rezultat, personeli dhe drejtoritë e spitaleve shfaqën interes dhe entuziazëm për të përmirësuar praktikat e tyre të administrimit dhe të menaxhimit të barnave. 

Spitali rajonal në Korçë eksperimentoi këtë nismë duke zbatuar një sistem të ri për mbajtjen e të dhënave për barnat. Spitali rajonal në Lezhë përsëriti të njëjtën gjë. Infermierët u trejnuan për praktikën e re, dhe të dyja spitalet proceduan për të rregulluar dosjet e reja të pacientëve që të reflektonin rregullat e reja.

Duke pranuar të mirat e ndryshimeve ‘pilot’ në dosjen e pacientit, Grupi për Mbështetjen e Zbatimit të Reformës në Shëndetësi, nje bord ky këshillimi i insitucionalizuar pranë Ministrit të Shëndetësisë për reformën në shëndetësi, rekomandoi përdorimin e administrimit të barnave në të gjitha spitalet publike. Zbatimi në mbarë vendin i dosjeve për administrimin e barnave do të përmirësojë sigurinë e pacientit; do të përmirësojë transparencën në sistemin shëndetësor dhe përgjegjshmërinë e personelit mjekësor. 

 

Last updated: December 05, 2014

Share This Page