Të rinjtë me ndihmën e “Përgatitje për punësim dhe punë” e mposhtin papunësinë

Sucess Story - YES Network Project
Sllagjana Kocevska, Zana Xhelili Fazliji
YES Network Project

Numri i madh i të rinjve të papunësuar është një nga çështjet më të rëndësishme për të cilat për çdo ditë flitet në Maqedoni dhe kërkohet zgjidhje.

Në drejtim të përmirësimit të punësimit të të rinjve dhe uljen e nivelit të papunësisë tek të rinjtë, Projekti i USAID-it, Rrjeti JES i implementuar nga Qendra për zhvillim të arsimit (EDC), ka të zhvilluar Programin “Përgatitje për punësim dhe punë” (PPP). Ai është i dizajnuar si punëtori pesë-ditëshe, dhe është i dizajnuar për të rinj të papunësuar me qëllim të fitojnë njohuri dhe shkathtësi të reja të cilat do ti çojnë deri te punësimi i vërtetë dhe afatgjatë. Një punëtori e tillë u mbajt në fsh. Tearcë në organizim të OJQ-së lokale “Qendra për edukim dhe zhvillim”, e përkrahur nga Projekti Rrjeti JES. Punëtoria e mbajtur gradualisht tregon rezultate të dukshme dhe të matshme – një pjesë e të rinjve fillojnë te fitojnë punë.

Shembull është Zana Xhelili Fazliji nga Tetova. Ajo eshtë punëtor social i diplomuar, e cila u punësua si asistente në Qendrën për këshillim dhe ndihmë juridike të Transparency International Macedonia – në zyrën e tyre lokale në Tetovë. Zana morri pjesë në PPP trajnimin si përfaqësuese e organizates joqeveritare Forumi i Gruas – Tetovë.

“Si person i ri i diplomuar i cili në mënyrë aktive kërkon punë, menjëhere aplikova për pjesëmarrje në trajnimin “Përgatitja për punësim dhe punë”, për shkak së njohuritë e reja gjithmonë janë të nevojshme dhe të mirëseardhura, posaçërisht nëse më ndihmojnë gjatë punësimit”.

Invesitimi i saj i vazhdueshëm në zhvillimin profesional dhe personal përmes përfitimin të njohurive dhe shkathtësive të reja, si dhe proaktiviteti i saj në kërkimmin e punës me të vërtetë i ndihmuan që të gjejë punësim të rregullt.

“Për mua trajnimi ishte shumë me rëndësi, për shkak se mësova shumë më shumë nga ajo që e pritja. Fitova njohuri dhe shkathësi të reja nga fusha e komunikimit, sjellja e përshtatshme në vendin e punës, puna ekipore dhe përgatitja e rezymesë profesionale, çka më bëri të jem më konkurente në tregun e punës. Njëkohësisht, mundesha ti aplikoj të gjitha shkathtësitë e reja të fituara gjatë procesit të aplikimit për punë, që për mua rezultoi me punësimin aq shumë të dëshiruar – si asistente në Qendrën për këshillim dhe ndihmë juridike të Transparency International Macedonia – në zyrën në Tetovë”.

Shembulli i të resë Zana nuk është i izoluar. Gjithnjë e më shumë të rinj të cilët e kanë vizituar trajnimin e Rrjetit JES “Përgatitje për punësim dhe punë” nga dita në ditë paraqesin se përfundimisht kanë gjetur punësim. Ajo nuk shkon vetëm në dobi të suksesshmërisë së trajnimit të Rrjetit JES. Ajo flet edhe për faktin se edhe vetë të rinjtë e papunësuar munden të bëjnë diçka për veten e tyre nësë vetë ata shprehin proaktivitet dhe iniciativë. Në fakt, ajo ishte njëra nga gjërat themelore që u potencoheshte pjesëmarrësve gjatë trajnimit, vetë të drejtohen tek punëdhënësit dhe vetë të tregojnë proaktivitet dhe dëshirë që të punësohen.

Sllagjana Kocevska, gjithasht pjesëmarrëse në PPP trajnimin, thotë: “Kisha diplomë nga Fakulteti Ekonomik, por diploma nuk ishte e mjaftueshme. Vetë titulli i trajnimit për mua ishte sfidë. U paraqita dhe nuk gabova. Më pëlqente mënyra në të cilën na u prezantua materiali dhe mundësia që përmes simulimeve të ndryshme të na afrohet atmosfera e punës në një kompani. Pas mbarimit të trajnimit, si pjesë përbërëse e saj mu ofrua mundësia që të shkoj në punë praktike në disa kompani dhe më thirën në intervistë në Stopanska Banka SH.A. Shkup, ku dhe u pranova në punë. Të gjitha temat të cilat ishin të përfshira me trajnimin si që janë sjellja gjatë intervistës, sjellja në vetë vendin e punës, puna ekipore, shumë më ndihmuan gjatë punësimit dhe të njëjtat në të njëjtin vend mundesha ti aplikoj. Sot punoj si kontabiliste në byro për kontabilitet IBO Kons., ndërsa shkathtësitë të cilat na u prezantuan në trajnimin edhe sot e kësaj ditë me sukses i aplikoj në praktikë dhe në punën e përditshme”.

Deri më tani janë të implementuara 10 punëtori të këtilla në partner komunat e Rrjetit JES dhe pothuajse 20% nga pjesëmarrësit veç më kanë fituar punësim të rregullt. Ekipi i Rrjetit JES shpreson dhe pret se punëtoritë do të jenë në mënyrë të barabartë të dobishme për të gjithë pjesëmarrësit dhe se përqindja e të rinjve të cilët do të gjejnë punë do të jetë edhe më i madh.

Last updated: May 05, 2014

Share This Page